Velipojë, plazh mes mbeturinave në Rrjoll, neglizhenca vendore “venit” bukuritë
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2014, 19:55
Fshati Rrjoll është një nga zonat më të bukura të plazhit të Velipojës me një pejsazh të mrekullueshëm dhe që vitet e fundit ka nisur të njihet gjerësisht nga pushuesit.Por edhe pse natyra është treguar e pakursyer ndaj kësaj vije bregdetare, nga ana tjetër dora e njeriut dhe neglizhenca e pushtetit vendor e kanë venitur këtë pejsazh.Mbeturinat shoqërojnë këto ditë Rrjollin dhe pushuesit kërkojnë ndërhyrje të menjëhershme nga komuna.E ndodhur mes lagunës, malit dhe detit, Rrjolli ofron një bukuri natyrore të rrallë. Kjo zonë për shkak të mungesës së rrugës as e mendonte më herët zhvillimin e turizmit, por me ndërtimin së fundmi gjërat ndryshuan.Rrjolli shihet nga pushuesit si zonë e virgjër e pazbuluar dhe e padëmtuar nga betoni.