Klos, uji në fshatin Zall Bërshi sigurohet si në mesjetë

Prej vitesh fshati Zall Bërshi në bashkinë Klos ndjen mungesën e ujit të pijshëm. Banorët detyrohen që të mbushin ujin në burime natyrore me shpinë apo me kafshë si në mesjetë.Ndërkohë edhe rrobat i lajnë në lumin Mat.Banorët shprehen se prej 20 vjet vuajnë mungesën e ujit të pishë. Shumica nga familjet shprehen se kanë hapur buse për të bërë të mundur furnizimin me ujë të pijshëm.Banorët e fshatit shprehen se u është premtuar shumë në fushata elektorale por parealizuar asgjë nga këto premtime.