Venecia: 100 mijë persona për të parë fishekzjarret

Rreth 100 mijë persona kanë mbushur sheshin “San Marco ” dhe rreth 2 mijë varka të ankoruara në ujrat e Kanalit e Madh, janë mbledhur për të parë fishekzjarret që kanë ndriçuar qiellin e Venecias.Kjo festë e përvitshme, e cila sjell shumë vizitorë nga e gjithë bota, është kthyer tashmë në një traditë shekullore për venecianët, mbahet për të kujtuar 437 vjetorin e epidemisë më të tmerrshme të murtajës që pllakosi Venecian në vitin 1577, ku vdiqën rreth 50 mijë persona.Këtë vit fishekzjarret kanë shpërthyer në shtatë “akte”, duke iu përshtatur ritmeve të ndryshme të muzikës duke krijuar një sfond magjik me drita shumëngjyrshe.