Itali, zhduket emigranti shqiptar
Itali-Një emigrant shqiptar rezulton i zhdukur prej disa ditësh. Edmond Perjaku 40 vjeç i cili jetonte në Motta di Livenza ka humbur kontaktet me familjen dhe nuk dihet se çfarë ka ndodhur me të.Alarmin për zhdukjen e shqiptarit e ka dhënë bashkëshortja e tij Orjona e cila jeton në Shqipëri me djalin e saj 8 vjeç.Bashkëshortja e 40-vjeçarit nuk ka marrë asnjë kontat nga burri i saj dhe për këtë ka njoftuar policinë italiane. Madje, një kushëri i Perjakut ka mbërritur në qytezën ku ai jetonte në përpjekje për të rënë në gjurmët e tij.40 -vjeçari Edmon Perjaku jetonte prej vitesh në Itali. Ai ka drejtuar edhe një biznes të shitjes së makinave të përdorura.Tre vjet më parë mbeti i plagosur në këmbë gjatë një konflikti për motive banale me dy persona të komunitetit rom. Por familjarët e tij, thonë se zhdukja nuk ka asnjë lidhje me këtë ngjarje