Fier, banorët e Drizës konsumojnë ujë të helmuar, puset të kontaminuara nga ish-azotiku
Fier-Një pjesë e fshatit Drize në komunën Qendër Afrim i Ri rrezikohen të toksikohen nga përdorimi i ujit të puseve për ujë të pijshëm.Fshati nuk furnizohet me ujë të pijshëm edhe pse ndodhen afër pompave të ujit që furnizojnë qytetin e Fierit dhe u është lënë si zgjidhje hapja e puseve, por afërsia me ish-uzinën e azotikut e bën të rrezikshme përdorimin e këtij uji për të pirë.Banoret thonë se shqetësim mbeten lidhjet e paligjshme ne linjat e ujësjellesit dhe pavaresisht ankesave të bëra në ujësjellës kanalizime shqetësimi i tyre vijon të jetë i njëjtë edhe për këtë vit.Mungesa e ujit te pijshem per familjet e fshatit Drize ka sjell probleme shëndetesore nga konsumi i ujit të pusit por gjendja ekonomike nuk e perballon dot blerjen perditshme te ujit per konsum.