Kundërshtohet ligji i ri për policinë, Sindikata: Cënohen të drejtat

Ndryshimet në ligjin e Policisë kundërshtohen nga Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shteit. Sipas një njofitmi për mediat ndryshimet bien ndesh me të drejtat që kanë qenë të fituara me ligjin e mëparshëm dhe në këto kushte kemi të bëjmë me një hap prapa për të drejtat e punonjësve të policisë dhe organizimit sindikal."Tërheqim vëmendjen e dy strukturave ndërkombëtare, që janë të atashuara pranë Policisë së Shtetit, PAMECA IV dhe ICITAP, të cilat nuk duhet të kishin dhënë pëlqimin e tyre për ligjin e ri të policisë, pa u konsultuar me Sindikatën, ndërkohë që kanë qenë në dijeni për marrëdhëniet e ngrira ndërmjet nesh dhe Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit”, thuhet në njoftimin e Sindikatës.Sindikata e Punonjësve të Policisë së Shtetit është e përgatitur të mbrojë të drejtat e veta dhe të anëtarëve të saj me të gjitha mjetet demokratike që parashikon ligji dhe Kushtetuta.-përfundon deklarata për mediat