Dorëzohet padia e dytë ndaj kryekomunarit të Lazaratit, Aliko
Përveç Drejtorisë së Përgjithshme të Policisë së Shtetit kreu i Komunës së Lazaratit Dasho Aliko është paditur dhe nga Policia e Gjirokastrës në akuzën e shpërdorimit të detyrës.Sëbashku më të nën akuzë janë vënë dhe dy kryepleqte e fshatit, pasi këta persona me veprime e tyre kanë ndikuar në mbjelljen e dhe kultivimin e kanabisit në fshat. Nga policia është kërkuar që të verfikohet nëse në pronat e fshatit rebel janë shfrytëzuar për tu mbjellë me drogë.Prokuroria e Gjirokastrës me dosjen Lazarati pritet të ketë mjaft punë, pasi policia ka çuar deri në këto momete 160 persona,ndërkohë që numri pritet të rritet,pasi aksioni vazhdon ende në terren. Me këto ritme kallzimesh në prokurori ekziston rrezikun që Lazarti të kthehet në një problem social,pasi shumica e familjeve lazaratase kanë qënë kultivuese të bimëve narkotike.Deri në këtë mes muaji korrik janë arrestuar 40 persona nga policia,43 të tjerë po ndiqen në gjendje të lirë,ndërsa pjesa tjetër e procedimeve deri tani nuk ka autor. Shumica e dosjeve penale regjistruar në Gjirokastër janë me akuzën e prodhimit, kultivimit dhe shitjes së lëndëve narkotike.Ndërkohë 7 persona janë sjellë në Tirana dhe po hetohen nga prokuroria për krimet e rënda nën akuzë e vrasjes në rrethana cilësuese mbetur në tentativë,pasi kanë qëlluar mbi policët të cilët u angazhuan në aksioni 5 ditor për marrjen e Lazaratit.Pavarësisht se banorët e Lazarit gjatë ditëve të aksionit pretenduan se ishin keqtrajtuar nga uniformat blu,në Prokurorinë e Gjirokastrës nuk ka mbërritur asnjë kallzim,i cili implikon policinë. Por sqarohet se Shërbimi i Kontrollit të Brëndshmë ka nsiur një hetim për punën e efektivëve të saj gjatë operacionit. Gjatë aksioit të policisë së shtetit në Lazarat u sekuestruar dhe shkatërruan rreth 70 tonë kanabisë dhe disa mijëra armë.