“Përplasje” për ligjin për PAK, Veliaj: Përafrim me konventën e OKB
Reagon Ministria e Mirëqenies Socile pas deklaratës së djeshme të shoqatës së Para dhe Tetraplegjikëve të cilët kundërshtojnë projektligjin e ri për këtë kategori.Sipas njoftimit të ministrisë ky ligj është një domosdoshmëri për të krijuar kushtet e nevojshme për respektimin e barabartë të të drejtave të të gjithë grupimeve të personave me aftësi të kufizuara, duke përafruar legjislacionin shqiptar me Konventën e OKB-së për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.Ministria e Mirëqenies Sociale dhe Rinisë sqaron se ky projektligj:1. Ruan të paprekura të gjitha të drejtat e arritura deri më tani për personat me aftësi të kufizuara.2. Jep një përkufizim bazë dhe unik të personit me aftësi të kufizuara, që do të përdoret në gjithë legjislacionin shqiptar, kur preken çështjet e aftësisë së kufizuar duke eleminuar pabarazitë në trajtimin e personave me aftësi të kufizuar deri më sot.3. Orienton ndryshime të nevojshme në të gjithë legjislacionin shqiptar, me qëllim përafrimin e legjislacionit të brendshëm me Konventën për të Drejtat e Personave me Aftësi të Kufizuara.4. Përcakton konfigurimin shumë-disiplinor të komisioneve të vlerësimit të aftësisë së kufizuar, bazuar në Klasifikimin Ndërkombëtar për Funksionimin, Aftësitë e Kufizuara dhe Shëndetin (ICF), si standard të Organizatës Botërore të Shëndetësisë.5. Ngre Këshillin Kombëtar për të diskutuar hapur mbrojtjen dhe të drejtat e personave me aftësi të kufizuara, ku do të jenë anëtarë edhe 5 persona me aftësi të kufizuara/përfaqësues organizatash, si strukturë e ngjashme në legjislacionet e tjera si ligji "Për mbrojtjen e fëmijëve" dhe ligji "Për barazinë gjinore". Kriteret e përfaqësimit në këtë Këshill do të përcaktohen me akt nënligjor.Ligji synon të eleminojë gradualisht diferencat aktuale në trajtimin e grupeve të ndryshme të personave me aftësi të kufizuara, si për shembull personat me aftësi të kufizuara mendore, personat me probleme dëgjimi.Personat me aftësi të kufizuar kanë paralajmëruar se do të do protestojnë ditën e hënë para Kuvendit për të kundërshtuar pr.ligjin për këtë kategori, sipas të cilëve prek të drejtat e tyre dhe favorizon qeverinë.Menjëherë pas deklaratës së ministrisë ka reaguar përsëri shoqatae personave me aftësi të kufizura duke përcaktuar sqarimin e ministrisë së Mirqënies të pasinqertë dhe të pavertetë. Në reagimin e PAK formulimi i ligjit është i paqartë abuziv.Shoqta e personave me aftësi të kufizuar thekson se Ky sqarim ka si qellim te pengoje protestat e paralajmeruara per neser.