Rama në Korçë, firmos rikthimin në identitet të Pazarit të vjetër

Korçë- Një nga projektet më të mëdha dhe një nga premtimet e Bashkisë së Korçës, restaurimi dhe kthimi në identitet i “Pazarit të Vjetër të Korçës”, u prezantua sot në një tryeze diskutimi ku ishin te pranishëm Kryeministri Edi Rama, Zv.Kryeministri Niko Peleshi , kryebashkiaku Sotiraq Filo dhe përfaqësues te tjere te jetes politike, shoqërisë civile e etj.Detajet e projektit i prezantoi kryetari i bashkisë, ndërsa arkitektët njohën kryeministrin me ndërhyrjet që do të kryehen.Nga ana e tij, Kryeministri përgëzoi bashkinë për projektin ndërsa vlerësoi se Pazari Historik i Korç ës do të shndërrohet në një pikë referimi përtej qytetit.Kryeministri Rama tha se “ky Pazar shumë shpejt do të shndërrohet në një qendër graviteti të jetës shoqërore dhe ekonomike dhe një potencial më shumë për Korçën turistike. Ky projekt, që po prezantohet sot, ka një rëndësi të madhe për trashëgiminë kulturore edhe në nivel kombëtar, është një projekt i detajuar, i cili jo vetëm do të kthejë në identitet një pasuri të rrallë kombëtare por gjithashtu do të gjenerojë potencial ekonomik.”Bashkia e Korçës ka njoftuar se ky projekt cilësor për pazarin shekullor të Korçës, një ndër pasuritë më të mëdha, jo vetëm të Korçës dhe Shqipërisë, por të krejt Ballkanit, është projektuar nga Bashkia Korçë dhe financohet nga Qeveria Shqiptare dhe donatorë të ndryshëm.Nga Korça, kryeministri Edi Rama lançoi të shtunën programin e madh kombëtar për transformimin urban të qyteteve të vendit.ar.sh/Oranews.tv