Durrës, një 17 vjeçar rrezikon të mbytet, shpëtohet nga rojet bregdetare
Nga OraNews Përditësimi i fundit 20 Korrik 2014, 13:43
Durrës – Një 17 vjeçar nga Tropoja është shpëtuar sot nga mbytja, ndërsa lahej në det në plazhin e Hamallajt.Arjon Haxhia, i cili u dërgua me një autoambulancë ushtarake në spital, u shpëtua nga rojet bregdetare të Agjencisë Kombëtare të Bregdetit.Pasi iu dha ndihma e parë nga personeli mjekësor i Agjensisë, Haxhia u dërgua për më shumë kujdes, në spital.ar.sh/Oranews.tv