Ndoka i PS zë vend në çdo takim të PD me të huajt, Pollo pret CDU

Tiranë – Emri i deputetit socialist Arben Ndoka, pas grindjes që ai pati në Kuvend me demokratin Genti Strazimiri, po përdoret nga drejtuesit e PD-së si ilustrim për përfshirjen e personave të inkriminuar në administratë dhe Kuvend.Çështja “Ndoka” ka zënë vend edhe në takimin që deputetë të Partisë Demokratike kanë bërë me deputetin gjerman të CDU-së, Thorsten Frei në Tiranë, gjatë vizitës që ky i fundit zhvilloi në selinë blu.Deputeti gjerman Frei, ambasadori gjerman Hoffman dhe shefi zyrës së fondacionit Adenauer në Tiranë Dr. Schrappel,  u pritën nga deputetët Genc Pollo dhe Gerti Bogdani. Gjatë takimit u bisedua për bashkëpunimin mes dy forcave politike të qendrës së djathtë.Sipas njoftimit të dërguar nga PD-ja, Pollo falenderoi deputetin gjerman për përkrahjen në dhënien e statusit kandidat dhe duke shpresuar se do të vijojë hapja e negociatave në kohën më të afërt të mundshme, pasi pengesë për këtë janë cënimi i shtetit ligjor, i konsensusit politik, zaptimi i pushteteve të pavarura dhe joqeveritare si KLD, ILDKP, AMA, AMF, kompetencat e Presidentit, destabilizimi i administratës publike dhe emërimi në poste kyçe i personave të dënuar për krime të rënda dhe depërtimi i tyre edhe në Kuvend, siç e dëften incidenti i deputetit socialist Arben Ndoka. armanda shtembari/Oranews.tv