Mbi 40 viktima në Gaza, Izraeli kërkon tunelet ku strehohet "Hamas"-i

Përkeqësohet edhe më shumë situata në Rripin e Gazës, me Izraelin që ka zgjeruar edhe më shumë operacionet e saj kundër Hamasit, teksa konflikti mes dy vendeve është në ditën e 13-të.Në një deklaratë zyrtarë shpërndarë për mediat, ushtria izraelite nënvizon se forcat e saj janë bashkuar për t’i dhënë fund terrorit të Hamasit në Gaza.Ndërkaq, gjatë përleshjeve të armatosura të orëve të fundit, më shumë se 40 persona kanë humbur jetën në lindje të Rripit të Gazës, bënë të ditur zyrtarë të spitalit në këtë rajon.Ambulancat e kishin të pamundur të mbërrinin në vendngjarje për shkak të të shtënave e bombardimeve të vazhdueshme me raketa.Ndërkaq në Katar pritet të mbërrijë për një takim urgjent ndwrmjet Presidentit palestinez Mahmoud Abbas dhe Sekretarit tw Përgjithshëm tw OKB-së Ban Ki Moon.Kjo vizitë është e para në turin që zyrtari i lartë do të ndërmarrë, në përpjekje për t’i dhënë fund konfliktit Izrael - Palestinë.Përpjekjet e mëparshme diplomatike për t’i dhënë fund krizës përmes bisedimeve, duke përfshirë edh Egjiptin, Katarin, Francën dhe Kombet e Bashkuara, kanë dështuar.Një ditë më pare, Ministri i Jashtëm i Francës, Laurent Fabius, u takua me Kryeministrin izraelit Netanyahu, por gjithçka, sipas kreut të diplomacisë në Paris, ishte e kotë.Tashmë në fokusin e ushtrisë izraelite janë tunelet e grupit militant të Hamasit, në të cilat dyshohet se ata stërviten dhe kanë armatime.Oranews.tv_76395237_76395236_76395239_76395238