Momentet e fundit të fëmijëve palestinezë para se të vdesin nga predha izraelite

Këto imazhe kapën momentin kur katër djem palestinezë po vraponin për jetën e tyre përpara momentit se ato vdisnin nga predha e një mjeti luftarak izraelit.Fëmijët , Ahed Baker dhe Zakaria të moshës 10 vjeç, Mohammad Baker 9 vjeç dhe një tjetër Mohammad Baker 11 vjeç, po luanin me top në plazh kur predhat filluan të binin në drejtim të tyre.Djemtë i zuri paniku dhe filluan menjëherë të vraponin për të qenë më të sigurtë. Por këto pamje tregojnë momentin pak para se ato të vdisnin nga predha.Xhaxhai i tyre, Abdel Kareem Baker, e quajti këtë akt si një “masakër e ftohtë e përgjakshme”./o.b/oranews.tv/