Avioni goditet në kufi me Rusinë, mes 298 të vdekurve, 80 fëmijë. Putin: Hetim objektiv
Bashkimi Evropian kërkon hetime gjithpërfshirëse ndërkombëtare për avionin e kompanisë Malaysia Ailines i cili u godit nga një raketë në kufi me Rusinë e Ukrainën. Edhe Presidenti rus, Vladimir Putin kërkon hetim objektiv mbi tragjedinë e avionit malajzian.Në bordin e avionit ndodheshin 298 persona në bord,mes tyre edhe 80 fëmijë, të gjithë të vdekur.Putin kerkon hetime Mediat ruse shkruajnë se këtë kërkesë Putin e kanë bërë në përfundim të një bisede telefonike me kryeministrin holandez, Mark Rutte. “Kreu i shtetit vuri në dukje se tragjedia edhe një herë konfirmon nevojën për një zgjidhje të shpejtë paqësore të krizës aktuale në Ukrainë dhe të gjitha rrethanat e rrëzimit të avionit duhet të studiohen me kujdes dhe objektivitet”, thuhet në komunikatën e rastit të Kremlinit, pas bisedës telefonike ku Putini i shprehu ngushëllimet kryeministrit Rutte për viktimat holandeze të tragjedisë.Rusia: Sistemi i raketave ukrainase ishte aktivNdërkohë, Ministria ruse e Mbrojtjes deklaroi sot se sistemi i raketave ukrainase ishte aktiv dje në ditën e rrëzimit të avionit malajzian. “Më 17 korrik, sinjalet radio ruse, që veprojnë në lidhje me sistemin e raketave ukrainase, tip Bouk-M1, kanë zbuluar lëvizje në afërsi të stacionit të radarit Kupol, afër vendit ku ndodhi fatkeqësia”, tha ministria e sipërcituarRebelët: I kemi kutitë e zezaSeparatistët pro rusë të cilët kontrollojnë zonën ku avioni ka rënë thonë se kanë arritur të gjejnë pjesën më të madhe të kutive të zeza dhe po shikohet se çfarë duhet të bëhet me to.Ndërkohë hetuesit ukrainas të cilët nuk kanë leje për të hyrë në zonë kanë bërë thirrje për një hetim ndërkombëtar për të përcaktuar se kush sulmoi avionin dhe insistojnë se nuk është goditur nga ushtria ukrainase avioni. Nga ana e tyre autoritetet e inteligjencës amerikane thanë se një raketë ka goditur avionin por nuk mund të thotë se kush e ka qëlluar.BE thirrje për hetim ndërkombëtar“Pa i paragjykuar faktet për rrëzimin, ne u bëjmë thirrje të gjitha palëve që ta ndalin humbjen e pakuptimtë të jetëve në Ukrainën Lindore, të përmbahen nga aktet e përshkallëzimit dhe të pajtohen për një armëpushim të menjëhershëm”, thuhet në deklaratën e publikuar mbrëmë nga KE.Komisioni Evropian, tha se ishte i “shokuar” nga raportet për rrethanat e incidentit dhe ka kërkuar nga “të gjitha palët në rajon” të mundësojnë qasje të plotë në vendin e përplasjes dhe për bashkëpunim me procesin e hetimit. Gjithashtu KE-ja tha se incidenti i rëndë “ishte ilustrim i zymtë i asaj se përse ky konflikt duhet të përfundoj shpejt”.Ndërkohë nënpresidenti Joe Biden deklaroi se avioni malajzian e rrëzuan në Ukrainën lindore, dhe se ky incident nuk ishte një aksident. "Duket se është goditur” dhe “është “hedhur jashtë qiellit” deklaroi Biden.Avioni i fluturimit MH17 po udhëtonte dje nga Amsterdami në Kuala Lampur kur ka rënë pranë kufirit me Rusinë.Pas akuzave të ministrisë së brendshme Ukrainase se avioni është qëlluar me raketë, lajm i cili ende nuk është konfirmuar zyrtarisht, edhe SHBA kanë ngritur të njëjtat akuza, se avioni Boing 777 ka shpërthyer në qiell, me shumë siguri nga një raketë.Separatistët pro-rusë dhe forcat ushtarake ukrainase kanë akuzuar njëra-tjetrën se kanë qëlluar mbi avion.Madje presidenti Poroshenko e cilësoi këtë ngjarje një akt të pastër terrorist.Ndërkohë mediat kanë publikuar sot edhe kombësitë e pasagjerëve dhe anëtarëve të bordit. Shumica e pasagjerëve ishin holandezë, 154 por me të udhëtonin 45 malajzianë, 27 australianë, 12 indonezianë, 9 britanikë, 4 gjermanë e 4 belg, 3 nga Filipinet dhe 1 kanadez dhe shumica e pasagjerëve po udhëtonin për të marrë pjesë në një konferencë ndërkombëtare për SIDE-n në Melburne.Kryeministri malajzian, i cili po përballet me tragjedinë e dytë më të madhe të vendit të tij po nga e njëjta kompani, premtoi se nuk do të lërë asnjë gurë pa lëvizur deri sa të nxjerrë para drejtësisë përgjegjësit për këtë tragjedi.Banorët vendas pranë vendit ku ra avioni, shumë pranë qytetit lindor Donjtesk, thanë se trupa apo pjesët e avionit janë shpërndarë në distance të ndryshme, duke vërtetuar faktin se avioni ka shpërthyer në qiell dhe më pas ka rënë.Sot pritet që Këshilli i Sigurimit të OKB-së të zhvillojë një mbledhje emergjente për situatën në Ukrainë ndërsa për tragjedinë e avionit do të nisë një hetim ndërkombëtar.Kjo është tragjedia e dytë më e madhe për Malajzinë dhe jo vetëm, për këtë vit. Më 8 mars të këtij viti, një tjetër avioni i linjës "Malaysia Airlines" që fluturonte nga Malajzia drejt Kinës humbi kontaktet dhe ende sot fati I tij ka mbetur mister.(Video: Videoja e filmuar nga pasagjerët para tragjedisë)