Shkup, shqiptarët nuk ndalen. Sërish në protestë: "Duam drejtësi"

Shqiptarët protestuan paqësisht sërish sot kundër vendimit të gjykatës i cili dënon me burg për jetë gjashtë shqiptarë të akuzuar për vrasjen e 5 maqedonasve në vitin 2012.Marshi protestues nisi nga qendra tregtare “Çairçanja” në Çair, duke vazhduar deri në fund të bulevardit të Bit Pazarit, gjegjësisht afër qendrës tregtare “Mavrovasja”, ku ishin stacionuar kordonet policore.Protestuesit edhe kësaj radhe u bllokuan që t`i afrohen gjykatave.

Turmës së protestës të organizuar nga Këshilli për organizimin e protestave, i`u bashkëngjitën sërish kryetari i komunës së Strugës, Ziadin Sela dhe kryetari i BDK-së, Hysni Shaqiri. Ata kanë qëndruar pranë kordonit policor dhe se sërish u lexuan kërkesat e protestuesve, kryesisht për lirimin e të dënuarve me burgim të përjetshëm për rastin “Monstra”.

Protestuesit mbanin flamuj kombëtar dhe pankaratat “Duam Drejtësi”, “Respektoni faktet”, “Stop diskriminimit”, “"Ku i kalon pushimet Ali Ahmeti e Menduh Thaçi?", “Gordana terroriste”, “UÇK nuk është terroriste”, etj. Por gjithashtu janë dëgjuar edhe brohoritje dhe parulla kundër diskriminimit dhe drejtësisë selektive ndaj shqiptarëve.

Në këtë pjesë të qytetit pati prani e madhe e forcave policore.Kjo është protesta e tretë në Shkup pas shpalljes së aktgjykimit për të akuzuarit në rastin  "Monstra". I pranishëm në protestë edhe kësaj radhe është kryetari i Komunës së Strugës, Ziadin Sela.

Përfaqësuesi i këshillit të protestave, Daim Luçi sërish lexoi 4 kërkesat drejtuar institucioneve relevane:

1. Shpallja e të dënuarve të Monstrës për të pafajshëm dhe lirimi e dëmshpërblimi i menjëhershëm i tyre,

2. Shkarkimi i menjëhershëm i prokurores dhe gjykates përgjegjëse për rastin “Monstra” dhe ndjekja e tyre penale për keqpërdorim të detyres.

3. Dorëheqja e ministres së punëve të brendshme përshkak të keqpërdorimit të detyrës zyrtare duke shpallë gjykimin e të akuzuarve menjëherë pas arrestimit te tyre

4. Lirimin e menjëhershëm të gjithë të arrestuarve në protestat në Shkup dhe Tetovë, derisa nuk plotësohen këto kërkesa protestat nuk do të ndërpriten. Por edhe vizita që duhet të bëj Avokati i Popullit të dënuarve me burgim të përjetshëm dhe protestuesve të paraburgosur.

Protesta u paralajmerua dje Protesta u paralajmërua dje nga këshilli organizativ me moton "Duam Drejtësi" që drejtohet nga njëri prej familjarëve të të dënuarve, Bedri Ajdari.Kryesues të Këshillit Organizativ Koordiunes kanë bërë të diotur se "do të vazhdohet me protestat paqësore deri në lirimin e të gjithë të arrestuarve nga proçesi i montuar politik "Monstra"."Protesta "MARSHI I LIRISË" pritet të nisë nga ora 13.45, nisja do të bëhet nga sheshi para "Çairçanjes" dhe do të vazhdojë deri të Gjyqi Themelor Shkupi 1."I ftojmë të gjithë shqiptarët që të na bashkangjiten në protestën paqësore, dhe me pjekuri të lartë të dëshmojmë se jemi kundër dhunës dhe se jemi popull paqëdashës dhe liridashës"- theksohet në mesazhin e shpërndarë nga organizatorët.Shqiptarët kërkojnë lirimin e 6 të rinjve të dënuar me brugim të përjetshëm për vrasjen e 5 maqedonasve pranë liqenit të Slimkovcit në Shkup. Policia pritet të blindojë edhe sot kryeqytetin maqedonas për të siguruar një protestë të qetë.