SHBA, evitohet masakra në shkollë, plagoset një nxënës

Një tjetër masakër në shkollë do të kishte tronditur Shtetet e Bashkuara, po të mos ishte për një mësues që arriti të bindë agresorin të ulë armën e të shmangë gjakderdhjen e radhës.Ngjarja e cila ka ndodhur në një gjimnaz të Kalifornisë kishte për protagonist një nxënës që hyri i armatosur në shkollë dhe hapi zjarr duke plagosur një nxënës tjetër perpara se mesuesi dhe nje mbikqyres i godines ta ndalonin.Sherifi i kontese Kern ku ndodhi indicenti i fundit, konfirmoi se studenti i plagosur eshte ne gjendje kritike, por per momentin situata e tij duket e stabilizuar.Identiteti i personit tashme te arrestuar, nuk eshte bere ende i ditur, por sipas sherifit, ai kishte pasur mosmarreveshje te medha me te plagosurin. Prinderit e nxenesve te tjere thone se i dyshuari ishte perjashtuar vitin qe shkoi nga shkolla e ndodhur rreth 200 km ne veri te Los Angelesit.Ngjarja e rende vjen me pak se kater jave nga masakra e Sandy Hook ne Connecticut, ku 20-vjeçari Adam Lanza vrau 20 femije e 6 mesuese, sulm qe shokoi te gjithe kombin e rindezi debatet kombetare mbi kontrollin e armeve.