Shtetet e BE-së të ndara për çështjen e azilkërkuesve

Prej vitesh shtetet e BE-së donin të krijonin një sistem unik lidhur me politikën ndaj azilkërkuesve,por deri tani kanë dështuar të gjitha përpjekjet. Rritja e këresave për azil kohët efundit, ka bërë që vende si Gjermania, Luksemburgu, Belgjika, Suedia  të bëjnë presion mbi Brukselin për të vendosur  një mekanizëm kontrolli.Ajo që ndryshon në ditët e sotme është se numri i madh i azilantëve vjen nga Ballkani perëndimor pas liberalizit të vizave.Politika për refugjatët dhe azilin është prej vitesh një çështje e mprehtë për shumicën e vendeve të BE-së. Azilkërkuesit, të cilët mund ta dëshmojnë përndjekjen politike në vendin e origjinës, në rastin më të mirë tolerohen, por normalisht nuk janë të mirëseardhur.Ndërsa kush vjen nga një vend pa mundur të vërtetojë se përndiqet atje, sipas Sekretarit gjerman të Shtetit pranë Ministrisë së Brendshmë të tilla vende janë Serbia dhe Maqedonia, ai nuk ka të drejtë të kërkojë azil dhe duhet të kthehet sa më shpejt në vendin e vet.Kërkesat e njëpasnjëshme që vijnjë nga vendet e Ballkanit perëndimor ka shtyrë që BE të hedh hapa konkretë.   Një ditë më parë komisioni për Liritë Civile në Parlamentin Evropian në Bruksel debatoi për të vendosur për ndryshimet ligjore që parashikojnë rivendosjen e regjimit të vizave për një ose disa vende që shkelin kushtet e lëvizjes së lirë.Brukseli ende nuk e ka të qartë se për ndonjë afat kohor se kur mund të votohet për pezullimin e përkohshëm të lëvizjes pa viza në hapësirën Shengen.Por pavarësisht kërkesave për kontrolle, të ndikuara edhe më shumë nga kriza ekonomike, duket se një kriter i tillë për të rrëzuar atë që është arritur dhe që cilësohet nga BE si një politikë e rëndësishme  si  është lëvizja e lirë e qytetarëve është vështirë të cënohet.