Pedagogu i Ekonomikut ngel për të 36-tën herë studentin, investigimi i 'Alarm'
Ka rezultuar sërish ngelës për të 36-tën herë radhazi studenti i Fakultetit Ekonomik, pas nënshtrimit të provimit në lëndën financë-kontabilitet.I ngelur 35-së herë, futet sërish në provim, pasi ky problem bëhet edhe mediatik, por rezultati vijon të jetë i njëjtë.Emisioni ”Alarm” investigoi me 30 qershor të këtij viti rastin në fjalë dhe shkoi në departamenin e Ekonomikut. Dekani i këtij fakulteti të Universitetit të Tiranës, Sulo Hadëri, u shpreh se ishte në dijeni të këtij rasti dhe se është ngritur një komision për të shqyrtuar dokumentacionin me pretendimet e studentit. Por, absurdja qëndron këtu se profesor Sotiraq Dhamo, si profesor dhe shef i departamentit e drejton vetë komisionin e verifikimit të ankesave.Studenti i penalizuar në provim është shprehur se rezulton sërish ngelës, pasi nuk ka marrë notë kaluese, por është vlerësuar me 1(njesh) edhe pas provimit të 36-të.“U futa në provim si të gjithë studentët e Financës, përfundimi i rezultatit në sekretari. Ende nuk ka ardhur përgjigja, pasi komisioni do të marrë të bëjë pyetjet e veta për çdo paqartësi që mund të kesh. Më kishte vlerësuar në provim me notën 1(njesh)”- u shpreh i indinjuar studenti.Me pas thekson se i janë dorëzuar Ministrisë së Arsimit faktet evidentuara dhe pret një përgjigje nga ana e këtij institucioni për problemin e tij disa vjeçar.“Me letrat që ne kemi dorëzuar dhe pranë të drejtorisë së arsimit lartë, janë të evidentuara faktet, ku janë gabimet me tezat, shkelje e zgjidhjes së tezave nga ana e atyre që kanë përgatitur tezat, komisoni i ngritur nga z. Sotiraq, i cili tregon hapur konflikt të pastër interesi. Unë po pres të mbarojë punë Ministria e Arsimit. Linda Pustina, meqënëse është që në kohën e qeverisë së përparshme, vazhdon dhe sot e kësaj dite, ku po diskutohet reforma në arsimin e lartë. Ata të japin një përgjigje, në bazë të praktikës që kanë dhe ajo praktikë ka. E ardhur përsëri nga këta zotërinjtë këtu. Ka tezën, zgjidhjen e tezës nga ana e këtyre petagogëve, fletoren time të fotokopjuar dhe një komision të ngritur nga përsoni të cilin unë akuzoj drejtëpërdrejt, z. Sotiraq Dhamo” - tha studenti.Emisioni “Alarm” ju drejtua Drejtorisë së Arsimit të Lartë për të marrë një përgjigje konkrete per rastin në fjalë. Drejtoresha e Arsimit të Lartë, Linda Pustina, u shpreh për mikrofonin e “Ora News” se janë verifikuar të gjitha praktikat dhe me anë të një shkesë është komunikuar nga ana e Universitetit të Tiranës, se është ngritur komisioni dhe se student ka rezultuar sërish ngelës.“Në vijim të kërkesës tuaj, - shprehet Pustina,- verifikuam të gjithë praktikën që është mbajtur lidhur me rastin në fjalë. Studenti ka bërë një ankesë, Ministria e Arsimit dhe Sportit ka dërguar një kërkesë për informacion Universitetit të Tiranës, në të cilën kërkohet të shqyrtohet rasti dhe konkluzionet t’i dërgohem Ministrisë së Arsimit dhe Sporteve dhe të informohej dhe z. Artan Zenelaj me të njëjtin informacion brenda afateve ligjore. Nga sa jemi informuar, Univeristeti i Tiranës i ka dërguar një shkresë dhe zotit Artan Zenelaj, perveç Ministrisë së Arsimit, ku informon proçedurën e ndjekur të rastit në fjalë. Kanë marrë parasysh kërkesën e Artan Zenelaj, për ngritjen e një komisioni. Komisioni i ngritur ka vlerësuar tezën, dhe rezultati final tregon se përsoni është përsëri jo kalues në lëndën përkatëse” – tha drejtoresha.Drejtoresha e Arsimit të Lartë më tej ka shtuar: “Në rastin konkrete çështja nuk ka përbërë arsye për të ngritur një grup specifik inspektimi, pasi neve na është kthyer një përgjigje nga Universiteti i Tiranës, që proçedura është ndjekur, pra, është ngritur komisioni nga vetë Universiteti, të cilët kanë vlerësuar nga 3 petagogë të tjerë, të cilët e kanë vlerësuar në të njëjtën mënyrë tezën e provimit të kandidatit”.Rasti në fjalë nuk ka marrë ende zgjidhje edhe pas investigimit të “Alarm” rezultatet kanë qënë po të njëjta. Mbetemi në pritje të përgjigjes dhe reagimit nga ana e Ministrisë së Arsimit, për ti dhenë zgjidhje shqetësimit të studentit të Fakultetit Ekonomik, i cili rezultoi ngelës për të 36-tën herë.Shikoni vlerësimin e profesorit vetëm me notat 0, 1, 2, 3