Mbyllja e dy tregjeve ushqimore të Tiranës, tregtarët e ish-uzinës Dinamo zënë rrugët me kontenierë mbeturinash
Tiranë – Tregtarët e tregut të ish-Uzinës Dinamo, që u mbyll dje me vendim të Prefekturës dhe Bashkisë së Tiranës, janë hedhur mëngjesin e sotëm në një protestë në vendin ku deri dje punonin dhe më pas, kanë bllokuar edhe rrugën kryesore me kontenierë mbeturinash që nga udhëkryqi i QSUT-së deri në rrugën 1 Maji. Protesta e tyre ka zgjatur për gati 2 orë.Policia u vendos në të dy anët e rrugës, për të mos lejuar hapjen e dyqaneve dhe përshkallëzimin e protestës dhe, pas afro 1 ore, i ka shpërndarë paqesisht tregtarët duke liruar qarkullimin e makinave.[caption id="attachment_319358" align="aligncenter" width="411"]
Protesta e tregtarëve të tregut të ish-Uzinës Dinamo[/caption]Tregtarët kanë duatrokitur dhe lëshuar thirrje si “Mos na hiqni bukën e gojës”, “Kjo është padrejtësi”, “Policia është me ne”, "Turp", "Poshtë Prefekti" etj. Po ashtu, ata kanë kërkuar takim me Kryeministrin dhe ngritjen e një komisioni për verifikimin e kushteve në treg.Njeri prej tregtarëve deklaroi për "Ora News" se ka mbi 20 vjet, që punon në këtë treg dhe këtu nuk ka asnjë subjekt që të mos ketë paguar taksat. "Me çfarë logjike vjen Prefekti dhe mbyll tregun," - tha ai, - "kur ka qënë deputet i kësaj zone? Atij t’i vijë turp. Autoritetet kanë ardhur këtu dhe na kanë kërkuar të vëmë qepenat, të vëmë ujë të ngrohtë, frigoriferë. Është i vetmi treg që i ka magazinat 25 m lart. Por këtu vijnë lloj lloj grupesh e na kërkojnë këto gjëra, lloj lloj bandash.”Një tjetër tregtar tha: “Ky treg mban tërë popullin, që vjen këtu dhe blen me çmim të lirë, se janë njerëz pa punë. Ne duam që të ngrihet një komision dhe të verifikojë se ku është problemi me pastërtinë dhe të bëjë krahasimin me tregjet e tjera.“Po ashtu,një protestues shtoi se "Qeveria ka premtuar të hapë 300 mijë vende pune, por kaq njerëz sa punojnë këtu nuk ka për t'i punësuar për 10 vjet."Dje, një grup task force, i kryesuar nga Prefekti i Tiranës Sadi Vorpsi dhe nënkryetari i Bashkisë së Tiranës, Enno Bozdo, kanë firmosur vendimin për mbylljen e dy tregjeve kryesore të kryeqytetit, atij në Ish-Uzinën “Dinamo”dhe në Ish-Shkollën Teknologjike, për shkak të mungesës së kushteve higjenike, shmangies së tyre nga taksat dhe bllokimin e trafikut.ar.sh/Oranews.tv