Braçe: Ja pse i thamë "jo", dy taksave të reja për makinat e celularët
Tiranë – Kreu i Komisionit të Ekonomisë në Kuvendin e Shqipëris,ë Erion Braçe, ka sqaruar arsyet pse Komisioni i Ekonomisë, që u mblodh dje, nuk e mbështeti kërkesën e Ministrisë së Financave vendosjen e dy taksave të reja kombëtare, 50 lekë për çdo kartë celulari dhe 1000 lekë për çdo automjet, të ardhurat e të cilave do t’i shkonit shërbimit të urgjencës.Sipas Braçes, “ne menduam se këto tarifa të destinuara duhet të adresoheshin në formë dhe në një ligj tjetër, konkretisht në ligjin për Sigurimin e Detyrueshëm të Mjeteve Motorike dhe Qeveria e pranoi arsyetimin tonë,” thekson ai.Nga ana tjetër, lidhur me propozimin e Ministrit të Ekonomisë, Ahmetaj, për dhënien e rrugëve me koncension, për shkak të kostos së tyre të lartë, Braçe vuri në dukje se Komisioni i Ekonomisë nuk e ka miratuar dhënien e rrugëve me koncesion për ndërtim dhe mirëmbajtje, pasi kjo është e garantuar prej vitesh në ligjin aktual, por, Komisioni miratoi një projektligj tjetër, sipas të cilit, koncesionet e këtij lloji nuk do të trajtohen si koncesionet e zakonshme.Në përfundim, Braçe ka sqaruar se “nuk është e vërtetë se si pasojë e këtij akti, Qeveria do të vendosë një taksë të re për të gjithë qytetarët. Në ligj nuk thuhet kurrkund kjo; por, në praktikat e këtij lloji kudo në Evropë, ka autostrada në të cilat lëvizja kryhet përmes një bilete, për ata që lëvizin në to.”ar.sh/Oranews.tv