Aksidentohet themeluesi i “Montreux Jazz”, në gjendje kome Claude Nobs

Themeluesi i Festivalit “Montreux Jazz”, njëherësh menaxher i tij, Claude Nobs është hosptializuar në spital në gjendje kome, si pasojë e një lëndimi gjatë skijimit.Nobs, 76-vjeçar, është rrëzuar teksa po skijonte dhe i është nënshtruar një operacioni në Lozanë. Ai ishte ende pa ndjenja, ku mjekët po kryejnë teste për të përcaktuar se si të vazhdohet më tej.Gazeta zvicerane, “Le Matin” raportoi se Nobs ka qenë në një gjendje kome që nga aksidenti i tij më 24 dhjetor.Planifikimi për festivalin “Montreux Jazz 2013” është duke vazhduar nga ana e sekretarit të përgjithshëm, Mathieu Jaton, që ka marrë përgjegjësitë e Nobsit.