Eksploruesi britanik, Sir Ranulph Fiennes nis ekspeditë në Antarktik
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 17:14
Eksploruesi britanik Sir Ranulph Fiennes ka filluar fazën e ardhshme të një ekspedite, të përshkruar si një nga sfidat e fundit të mbetura polare, kalimin e Antarktikut gjatë dimrit të atjeshëm.Fiennes dhe ekipi i tij pesë-anëtarësh u largua nga Cape Town i Afrikës së Jugut të hënën, me një anije kërkimore polare, në atë që e kanë quajtur “Udhëtimi më i ftohtë”.Ata planifikojnë që të udhëtojnë rrugëve tokësore në Antarktik më 21 mars, nga baza ruse Novolazareskaya për në bazën e kapitenit Robert Falcon Scott në Sound McMurdo, duke kaluar polin e Jugut, në udhëtimin e gjatë 4 mijë kilometra.Shumica e udhëtimit do të jetë në errësirë totale me temperatura të ulëta deri në minus 90 gradë Celsius.