VV: Arrihet marrëveshja me LDK-AAK-Nisma, Haradinaj mohon: Ende jo

Vetëvendosja përmes zëdhënësit të saj ka deklaruar se ka arritur marrëveshje me bllokun opozitar LDK-AAK-Nisma, për të lënë jashtë Qeverisë, PDK-në e Kryeministrit Hashim Thaçi."Pas shtatë vjetëve, Thaçi ka rënë qartë në defansivë politike në skenën kosovare. Por tani edhe Serbia duhet të bjerë në defansivë karshi Kosovës.Pranimi i marrëveshjes me VETËVENDOSJE!-n nga koalicioni LDK-AAK-Nisma e sjell këtë rënie në defansivë të Serbisë.Thaçi me dialogun dhe pazaret e tij me Daçiçin e mundësonte ofensivën e Serbisë.Pamundësimi i Thaçit në pushtet duhet të bëhet edhe pamundësim i Serbisë në shtetin tonë",-  ka shkruar zëdhënësi i VV-së, Erzen Vraniqi. Haradinaj: Ende nuk ka marrëveshje me VetëvendosjenRamush Hardinaj ka folur pas takimit me minoritetet jo serbe. AI ka thënë që nuk është arritur marrëveshja me lëvizjen Vetëvendosje.Ai tha që shkak për këtë është sjellja e një dokumenti të ri nga VV’ja , me anekse, që e ka kthyer krejt procesin gati në fillim.Haradinaj konfirmoi se do të ketë sot pasdite një takim me udhëheqësit e lëvizjes Vetëvendosje.Sa i përket minoriteteve jo-serbe, tha se me to kanë përafrime në qëndrime.Haradinaj, Isa Mustafa e Fatmir Limaj ende janë në selinë e AAK’së.Marrë nga Gazeta Express1