Ligji i ri për policinë,Tahiri: Jo sipërmarrje falas, reformim drejtësisë penale

Tiranë- Projekligji për policinë e shtetit rikthen policinë tek qytetarët dhe e shkëput atë nga politika.Kështu deklaroi Ministri i Brendshëm ndërsa e prezantoi këtë projektligj në Komisionin e Sigurisë, ku po shqyrtohet në parim me pjesmarrjen e vetëm të deputetëve mazhorancës.Sipas Tahirit projektligji në fjalë është shtylla kurrizore e reformës në sektorin e sigurisë dhe policisë së shtetit dhe hedh një hap të rëndësishëm në drejtim të standardeve eropiane të policimit modern."Në kuadër të reformës të gjithë kuadrit ligjor për sigurinë, Ministria ka propozuar dhe këtë projektligj për policinë e shtetit që është shtylla kurrizore e reformës në sektorin e sigurisë dhe policinë e shtetit. Projektligji hedh një hap të rëndësishëm në drejtim të standardeve europiane të policimit modern dhe për krijimin e gjeneratës së re të policisë së shtetit dhe bazuar në domosdoshmërinë për të pasur rezultate konkrete në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit. Projektligji sanksionon parime të rëndësishme siç është parimi i organizimit dhe funksionimit demokratik të policisë së shtetit në respektim të plotë të drejtave dhe lirive themelore të njeriut si dhe me detyrimin ligjor për të bashkëpunuar me komunitetin vendor, shoqërinë civile dhe institucionet lokale".Policia jo më bunker, transparencë dhe llogaridhënie ndaj qytetarëveLigji sanksionon parimin e policimit dhe policisë në organizim dhe funksionim në mënyrë transparente dhe mbni të gjitha në mënyrë llogaridhënëse ndaj qytetarëve. Pra jo polici e organizuar si bunker, institucion jostransparent dhe që si jep llogari qytetarëve. Parakusht është krijimi i marrëdhënies së besimit bazuar në transparencë. Ligji përveç demokratizimit të policisë së shtetit sanksionon dhe transparencën dhe llogaridhënien ndaj qytetarit si baza më e shëndoshë për të ndërtuar bashkëpunimin.Karriera e policëve bazuar në meritë, jo në ndere të vogla poshtë tavolineNë projektligj sanksionohet karriera e konceptuar jo si rrugë korrupsioni dhe nderesh të vogla poshtë tavolinës, por karrierë e bazuar mbi përkushtimin dhe profesionalizimin e oficerëve të policisë. Në 23 vjet policia e shtetit është keqtrajtuar nga ana e burimeve njerëzore dhe kjo është sfidë konstante për të forcuar kapacitetet njerëzore bazuar vetëm në përkushtimin dhe meritën në detyrë.Në këtë ligj është sanksionuar mundësia për të përcaktuar kontrolle periodike mbi performancën e punonjësve të policisë. Nuk do ketë më punonjës policie që e konsiderojnë detyrën si sipermarrje falas të dhënë njëherë e përgjithmonë. Duke filluar që nga kriteret fizike, intelektuale të njohjes së detyrës dhe më pas përmbushjes së detyrës për qytetarët, që nga ata në terren deri tek drejtuesit.Ndërtimet pa leje dhe krimet kundërmjedisit vepra penale, do ndëshkohenNë ligj sanksionohet dhe kështu përmbushim një angazhim qeverisës për të mbushur vakumin e veprimit që kemi parë shpesh në rastet e ndryshme të shkeljes penale. Ka ndodhur shpesh që vepra penale nuk janë ndëshkuar,pasi shumë institucione të zbatimit të ligjit kanë konkuruar në funksion dhe konkurencë në një lojë e ka kush e ka, që si përfundim se ka askush dhe shkelësit e ligjit kanë vazhduar të bëjnë të njëjtën gjë. E kam fjalën për disa vepra penale si ndërtime pa leje, shkelje dhe vepra penale në fushën e krimeve kundër mjedisit që cënojnë rëndë shoqërinë dhe kapacitetin e saj për të bërë më të mirë jetën për secilin prej nesh. Parimi një shtet një polici rregullon, hedh themelin për të rregulluar në mënyrë definitive anarkinë e kompetencave mes shumë policive dhe për të përqëndruar kompetenca të ndjekjes penale edhe për këto vepra penale në funksionimin e përditshëm të policisë së shtetit. Me hyrjen në fuqi të këtij ligji çdo shkelje e kësaj natyre duhet të trajtohen njësoj si krimet e tjera dhe shkelësit do vendosen para ndjekjes penale.Me këtë ligj po hedhim bazat për të forcuar veprimin policor me qëllim parandalimin dhe ndëshkimin e të gjithë veprave penale.Policia e post 23 qershorit piramidë kokposhtë, të gjithë drejtorëPas 23 qershorit e gjetëm policinë më shumë si një koncert, ku më shumë kishte në podium sesa spektatorë në terren, kishte aq shumë drejtorë dhe drejtues sa policia ishte larguar nga ushtrimi i detyrës, ishte shkëputur nga rruga, ishte kthyer në piramidë kokposhtë. Me ligjin e ri policia kthehet në piramidë që sytë dhe veprimin e ka me qytetarin.Ligji i ri garanton distancën klinike të policisë nga vendimarrja politikeMe ligjin e ri garantohet distanca klinike që duhet të ketë policia e shtetit nga vendimarrja politike, Ministri dhe kabineti i Ministrit. Jemi mësuar që policia e shtetit të jetë nën kupolën e drejtimit, qoftë dhe operacional të vendimarrjes politike. Sic jemi mësuar jo rrallë që policia e shtetit është instrumentalizuar nga politika për të bërë atë që nuk duhet të bënte. Me ligjin e ri sanksionohet qartë ndarja që duhet të ketë Minisitri dhe kabineti i tij nga policia e shtetit, nuk mund të ketë vendimarrje operacionale.Reformin të drejtësisë penale deri te Prokuroria, hetimet s'mund të mbeten pengLigji përcakton ngritjen e Byrosë kombëtare të hetimit që është konceptuar për ti dhënë një standard të ri luftës kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar. Drejtësia penale në këto tre vite ka treguar më shumë se njëherë që ka nevojë për reformim themelor. Ligji nuk mund të adresojë të gjithë aspektet e reformimit të drejtësisë penale, por krijimi i byrosë kombëtare të hetimit hedh një hap të rëndësishëm në kapacitetin e policisë për t'iu përgjigjur sfidave dhe luftuar korrupsionin, krimin e organizuar dhe në mënyrë të veçantë korrupsionin elitar. Për këtë ka nevojë për reformë themelore edhe në policinë gjyqësore dhe Prokurori. Me këtë ligj s'mund të bëjmë dot një reformë terësore të drejtësisë penale por synojmë të sjellim një standard të ri kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit elitar që do ketë në përbërjen të saj oficerët më të mirë, prokurorë dhe po punojmë që të ketë në përbërje dhe ekspertizë të huaj, por që duhet shoqëruar me reformim të gjithë drejtësisë penale deri te Prokuroria në mënyrë që hetimet të mos mbeten peng i askujt.