Rihanna i shan fansat
Nga OraNews Përditësimi i fundit 7 Janar 2013, 16:14
Rihanna, tani nuk i ka punët mirë me fansat e saj. Pas publikimit të një fotografie me kanabis, filluan kritikat e fansave ndaj saj madje, njëri prej tyre i tha se, ajo ka për të vdekur nga mbidoza, sikurse Whtiney Huston.Kjo gjë e irritoi pa masë këngëtaren, ku më pas u përgjigj ashpër me të shara."Po, sepse Whitney Huston ka përdorur një mbidozë në cigare! Kështu që zhduku dhe mos më shkruaj më", ka qenë reagimi i Rihanna-s.Kjo nuk është hera e parë që këngëtarja publikon fotografi të tilla duke nxitur spekulime se, ajo është zhytur në drogë dhe se mund ta presi fati i njëjtë si me legjendën e muzikës, Whitney Huston.