Durrës, një shofer i dehur aksidenton dy policë qarkullimi në motorrçikletë

Durrës - Dy punonjës të policisë rrugore të Tiranës janë aksidentuar në zonën e Gjirit të Lalzit nga një shofer i dehur.Mësohet se një automjet u ka prerë rrugën dy punonjësve të Policisë Rrugore, të cilët patrullonin me motorçikleta pranë zonës së Gjirit të Lalzit në kuadër të masave për mbarëvajtjen e sezonit turistik veror.Aksidenti u shënua rreth orës 17:15 të pasdites në aksin rrugor Maminas-Gjiri i Lalzit. Si pasojë e përplasjes, makina ka dalë nga rruga dhe është përplasur me murin rrethues të një banese.Mësohet se dy efektivët e policisë, Armando Vako dhe Adil Lushaj kanë marrë plagë të rënda, por ndodhen jashtë rrezikut për jetën.Policia vuri në pranga drejtuesin e automjetit me targa AA 895 JI, Florian Farruku 23 vjeç, i cili rezultoi se kishte konsumuar alkool, ç’ka shkaktoi edhe këtë aksident.Oranews.tv