Shtohen masat për mbarëvajtjen e sezonit, Policia: Kemi shtuar shërbimet

Durrës- Përforcohen masat e sigurisë në zonën turistike të plazhit të Durrësit, ku veç strukturave policore të qarkut kanë ardhur në ndihmë forca të ndërhyrjes së shpejtë si dhe efektivë nga Kosova.Sipas shefit të rendit në Drejtorinë e policisë së Qarkut Ermir Shehaj situata kriminale ka rënie krahasuar me një vit më parë pasi sipas tij është pasojë e shtimit të shërbimeve.“Për herë të parë në Qarkun tonë kanë ardhur forca shtesë dhe nga polica kufitare. Nuk ka patur ngjarje kriminale. Rendi dhe qetësia ka qenë në parametra shumë të lartë. Lokalet me muzikë këtë vit pothuajse nuk ekzistojnë fare pasi janë marrë masa dhe nga Minstria e Mjedisit”, tha ai.E veçanat e këtij viti turisitk është vënia në funskion e efektivëve të pajisur me bicikleta që do operojnë në zonat e plazhit e madh të Durrësit dhe Gjirit të Lalzit, ku tek kjo e fundit është ngritur një forcë e re policore.“Sivjet janë 16 efektivë të policisë që janë përzgjedhur nga policët më të mirë ,me uniforma të hijshme dhe bicikleta që kanë mbishkrimin 'policia'”, tha ai.Sipas policisë gjatë këtij sezoni është vërejtur dhe një numër i ulët në vjedhje.e.k/oranews.tv