Lezhë, verifikim dosjeve të vetëdeklarimeve, Lukaj: Verifikimi do të shmangë abuzimet

Lezhë- Ndryshimet në ligjin e ri për legalizimet pritet të sjellë përfitime për qytetarët që kanë bërë vetëdeklarime. Për të realizuar këtë proces në Qarkun e Lezhës do të ketë verifikime për çdo dosje dhe sipas drejtorit të Aluiznit Pashk Lukaj do të shmangë të gjitha abuzimet.Ai ka shpjeguar se që pas nisjes së shqyrtimit të një dosjeje, proçedura do të zgjasë deri në 20 ditë.”Shtetasit që kanë aplikuar dhe janë në tokën e tyre, do të përfitojnë falas shërbimin dhe gjithë proçedurën e letrave do e bëjë drejtoria e Aliuznit. Janë me shumicë dosjet me problematike dhe ne nuk bëjmë dot asnjë dosje pa verifikuar situatën ligjore. Kjo ëhstë detyrë ligjore”, tha aiVetëm gjatë këtij viti agjencia e legalizimit në Lezhë ka përgatitur mbi 400 dosje, të cilat priten që të miratohen fillimisht nga drejtoria teknike dhe më pas qytetarët të mund të marrin certifikatat e legalizimit.e.k/oranews.tv