Ishte dënuar 10 vjet burg për rrëmbim personi, ekstradohet nga Italia, Julian Dauti

Tiranë-Ekstradohet nga Italia një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar për rrëmbim personi. 39-vjeçari, Julian Dauti, nga Durrësi u ekstradua dje nga Milano nga Zyra Qendrore Kombëtare Interpol Tirana.Ky shtetas ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar, pasi Gjykata e Apelit Tiranë, me Vendimin Nr. 793, datë 18.11.2004, e ka dënuar me 10 vjet burgim, për kryerjen e veprës penale të “Rrëmbimit ose marrjes peng të personit“, kryer në bashkëpunim.Më datë 06.08.2001, në qytetet Tiranë, Durrës, shtetasi Julian Dauti, në bashkëpunim me shtetasin Fatjon Dauti, kanë marrë dhe mbajtur peng shtetasin Raimond P., të cilin e kanë keqtrajtuar për ta detyruar për të nxjerrë në pritë shtetasin Dritan M., me qëllim për ta vrarë për motive gjakmarrje.Si rezultat i bashkëpunimit të Interpol Tirana me Interpol Romen, u bë i mundur arrestimi i tij në Itali, me qëllim ekstradimi drejt vendit tonë.Ndërkaq në aeroportin “Nënë Tereza”, në Rinas ky shtetas i është dorëzuar përfaqësuesve të Drejtorisë së Përgjithshme të Burgjeve.