Kuvend, Paloka: Të futet në rend dite komisioni hetimor për kontrollin tatimor
Seanca e sotme plenare ka filluar me kërkesën e grupit parlamentar të Partisë Demokratike për futjen në rend ditë të ngritjes së komisionit hetimor për të kontrolluar bazat e të dhënave administrative tatimore. Në fjalën e tij greu i grupit parlamentar të PD i ka kerkuar kryetarit të Kuvendit Ilir Meta se kur do të futet kjo çështje në rend dite. Nga ana e tij Kreu i Kuvendi shpjegoi se kjo çështje do të diskutohet ditën e hënë në Konferencën e Kryetarëve.Paloka: Ka një çështje se më shumë se një muaj nuk po futet në rend të ditës, një çështje që ka të bëjë me një të drejtë të opozitës. Gjykata Kushtetuese ka deklaruar si të papajtueshme me kushtetuën ë Shqipërisë vendimin e kuvendit për mosmiratimin e kërkesës së një grupi hetimor për të ngritur një komision hetimor për administrimin e të dhënave baza tatimore. Vendimi i Gjykatës kushtetuese ka hyrë në fuqi që në 02.06.2014. Unë kam kërkuar ngritjen e një komisioni hetimor dhe është kërkuar ndjekja e rregullave parlamentare për këtë çështje. Por vendimi i Kuvendit për mosngritjen e kësaj çështje është shpallur antiligjore nga gjykata Kushtetuese.Meta: Është vënë në lëvizjë këshilli i legjislacionit i cili është mbledhur. Ky këshill ka dalë me dy qëndrime, një qëndrim i përfaqësuar nga Bylykbashi dhe qëndrimi tjetër nga mazhoranca që kërkon fillimin e procedurave nga e para. Për përfshirjen në rend dite duhet ti drejtoheni rregullores. Ditën e hënë do të mbledh konferencën e kryetarëve për të vendosur si do procedohet me këtë çështje.