Gara për postin e kryetarit të ri të degës, Kandidati Hoxha: Proces i hapur, Basha jo i përfshirë

Shkodër- Një nga kandidatët për kryetar të Partisë Demokratike në Shkodër, Qashif Hoxha ka rrëzuar komentet mediatike se lideri I PD, Basha është përfshirë në proçes.Ditët e fundit gara në PD e Shkodrës është ndezur, ndërsa të shtunën të gjithë anëtarët e kryesisë do t'i drejtohen kutive të votimit për të zgjedhur kreun e ri.Me zgjedhjen e kryetarit do të përmbyllet i plotë procesi ristrukturimit të partisë.