Tifozi më i trishtuar brazilian ia jep kupën e tij tifozëve gjermanë

Fotoja e një tifozi të moshuar brazilian i cili mbante gjithë kohës Kupën e Botës në dorë, bëri xhiron e botës për shkak të trishtimit të tij, ku Brazili humbi 7 me 1 kundër Gjermani.Por disa foto të tjera tregojnë se si ka shkuar deri në fund ajo ditë ku Brazili pësoi një humbje të thellë.Tifozi karakteristik është fotografuar me tifozët gjermanë teksa u ka dhënë kupën e tij duke u thënë që e kanë merituar fitoren.