Ndreu: SHKB është përdorur politikisht, ka vëzhguar kandidatë për deputetë

Deputeti i Partisë Socialistë ka deklaruar në seancën e sotme se Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm është përdorur politikisht, madje sipas tij ai është përdorur për të identifikuar kundërshtarët e Ministrisë së Brendshme, por edhe kandidatë për deputet në zgjedhjet elektorale.“Kjo strukturë në varësi të ministrit prej kohësh është konsideruar si kobure në dorë të tij. Ky shërbim ka dëmtuar profesionistë të vërtetë duke bërë presion për fshehje të dhënash. Shërbimi është përdorur politikisht për të identifikuar kundërshtarët politik brenda Ministrisë së Brendshme madje edhe për të vëzhguar kandidatë për deputetë në zgjedhjet elektorale. Inormacioni i SHKB për ngjarjet e 21 janairt ishte demosntrim i turpshëm i keqpërdorimit politik të këtij shërbimi, për të dhënë dicka që nuk ishte e vërtetë. Kulmi ndodhi kur punonjësit e SHKB shkuan dhe kontrolluan në cadrat e shiut për të gjetur cadrat e krimit.Ndërsa Spartak Barho i cili ka prezantuar në Kuvend paketën ligjore për funksionimin e Kontrollit të Shërbimit të Brendshëm, të sjellë nga Ministria e Brendshme i cili më parë është diskutuar në komisionet parlamentare, tha se funksionimi i SHKB me ligjin e vitit 2008 nuk ka qenë efiçent. “SHKB aktualisht funksionon në bazë të ligjit të vitit 2008. Megjithë investimet e vazhdueshem ky shërbim në zbatimin e tij prakitik nuk ka qenë eficent, por problematik në misionin e tij gjatë zbatimit. Janë vërejtur mungesa të theksuara të eficencës në fushën e llogaridhënies dhe luftës ndaj korrupsionit. Ai nuk ka realizuar plotësisht goditjen për të ulur nivelin e korrupsionit, madje në disa raste keqpërdorimi i ligjit është shfrytëzuar për t’i shërbyer interesave të xcaktuar politike. Objekti i këtij projektligji është reformimi si në aspektin ligjor ashtu edhe atë menaxherial, administrativ për të siguruar pavarësinë e duhur“ tha Braho.Ndersa Luan Rama dhe se ligji ka përmirësime të ndjeshëm dhe i jepet një fuqi më e madhe sesa SHKB e dikurshme.“Ligji ka përmirësimi të ndjeshme nga ligji i mëparsghëm pasi jep një dimension tjetër dhe aktualizon më mirë në përputhje edhe me objektin e punës që ka ky shërbim duke detajaur në mënyrë të qartë të gjithë autoritetin e institucionit. Me këtë ligj shërbimit i jepet një fuqi më e madhe nga sa ka pasur SHKB e dikurshme.”