Kuvend, përplasen Strazimiri dhe Ndreu, largohet PD, Berisha: S'ka vend për opozitën në këtë strofkull kriminelësh
Tiranë - Konfrontimet verbale tashmë janë normale në parlamentin shqiptar, por prej kohësh po aq normale janë kthyer dhe konfrontimet fizike.Protagonist i sherrit të radhës, ka qenë sërish deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri dhe deputetët socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Noka.Zanafilla e sherrit ka qënë deklarata e deputetit Strazimiri, i cili akuzoi Partinë Socialiste se në grupin parlamentar të saj ka hajdutë dhe kriminelë.“A është problem kriminalitetit në këtë vend?” – iu drejtua Strazimiri, ministrit Tahiri dhe po vetë u përgjigj: “Po, është problem. E ka fajin policia? Pjesërisht e ka. A janë këtu 100% burra e gra të ndershme në këtë parlament? Jo! Në grupin tënd parlamentar ke të paktën 19 veta me precedent penalë, persona të kërkuar, të shpallur në kërkim apo persona që kanë bërë burg për narko-trafik, vjedhje vilash me dhunë; kanë bërë burg për prostitucion. Ti e di dhe nuk flet,"- i tha Tahirit.Deputetja e PS-së Olta Xhaçka ka bërë një ndërhyrje nga salla: “A mund të na thoni, zotëri, meqënëse nuk na e thotë ministri, nuk e ditkemi ne të tjerët, kush është ky person në kërkim? Se duam ta dimë, të paktën të mos shoqërohemi dhe ne. mund të jetë në grupin tuaj apo tonin, ta dimë.”Strazimi tha: “Keni gjithë mirëkuptimin tim, e nderuara zonjë, po ju ka ardhur me sms kjo kërkesë. Sigurisht që nuk do të merrem me ju; i kemi bërë publikë, emër për emër dhe kemi bllokuar seancë parlamenti pikërisht për të futur disa persona, që nuk e meritojnë të jenë këtu. Për më tepër, do të flasim edhe më vonë.”Tensioni dhe përplasjet fizike kanë sjellë ndërprerjen e seancës parlamentare dhe braktisjen nga ana e opozitës, duke paralajmëruar edhe bojkot.Ish-Kryeministri Berisha deklaroi jashtë Kuvendit, për mediat: “Ky është një provokacion i ulët për qytetarët, që besojnë në vlerat qytetare, në sjelljen, në dialogun, në debatin. Ky është një provokacion i ulët për tërë demokracinë shqiptare dhe me këtë përsëritje, unë personalisht nuk shoh më hapësirë për opozitën shqiptare në parlament. Parlamenti, nga tempull demokracie, është një strofkull krimi dhe kriminelësh, me të cilin ne nuk na lidh më.”Kryeministri Edi Rama e dënoi ngjarjen në sallën e Kuvendit dhe ka theksuar se dhuna verbale dhe ajo fizike nuk i falet asnjë krahu.Sot në Kuvend diskutohej projektligji për armët dhe seanca drejtohej nga N/Kryetari Vangjel Dule, i cili ndërpreu seancën për 30 minuta.Rama: Kundër dhunës fizike dhe verbale, reagim të ashpër pa dallim partiakKryeministri Rama e nisi fjalën e tij me konfliktin ndërmjet deputetëve Strazimiri dhe Ndreu. Ai tha: "Nuk mund ta anashkaloj atë që ndodhi pak më parë dhe të mos shpreh keqardhjen që bëhemi dëshmitarë të një situate ku marrin pjesë në dhënien e një shfaqejeje tjetër e ka shumë arsye që njerëzit e ndiejnë larg politikën, Parlamentin.Padyshim kemi qënë dhe jemi kundër çdo forme dhune, nga dhuna verbale tek fizike. Dhuna verbale si nxitje drejt dhunës fizike dhe dhuna fizike si përgjigje ndaj dhunës verbale.Dhe ashtu s inë një rast të shkuar, dua ta rinënvizoj qëndrimin tim se për dhunën verbale dhe padyshim atë fizike, ushtruar nga cilido deputet, pavarësisht dallimeve majtas apo djathtas, duhet të ketë qëndrim maksimalisht të ashpër.Nga ana tjetër nuk mund të rri dot pa kujtuar se kur unë prezantova programin e Qeverisë, në një ditë jo të zakonshme Kuvendore, e gjithë opozita u çua dhe ikur nga salla duke u kapur pas fjalisë “s'keni parë akoma asgjë” dhe duke e interpretuar atë fjali si një paralajmërim për gjëra të kobshme.Sot do doja të ishin tani këtu dhe , nëse ju nuk keni parë akoma asgjë – një fjali që juve ju bëri të çoheshit dhe të braktisnit Kuvendit – kjo fjalia do ta shihni, do ta shihni, do ta shohësh – që përsëritet nga dhunues vebalë në rreshtat e opozitës por që nuk bëjnë opozitën, por akoma pushtetarin e rënë nga vakti, si duhet marrë dhe duhet ndëshkuar.E pra, le të jemi seriozë dhe të gjithë bashkë të përgjegjëshëm ndaj atyre që na dhanë privilegjin të jemi këtu në këtë sallë dhe të mos i shohim fjalët e padëshirueshme vetëm kur vijnë nga goja e tjetrit por ti ndalojmë ato në radhë të parë në gojën ato. E po ashtu, veprimet e padëshirueshme, t’i ndalojmë në radhë të parë për veten tonë.Rama: Ligji ynë për armën pengon një 21 Janar tjetër: kurrë më plumba mbi protestuesitSot doja të thoja dy fjalë për këtë ligj, nxitur edhe nga reagimet e opozitës, që çuditërisht, edhe pse i thotë vetes një forcë konservatore e djathtë në gjithë qasjen e ligjit për armët, dukej sikur ishte këtu e sjellë nga komandanti Markos. Ndërkohë që duhet të ishin ata që duhet ta kishin bërë pikërisht ata. Jo legalizimin e çdo arme që vjen vërdalle dhe me vulën e shtetit shqiptar mbi çdo armë, sepse koha tregoi që qasja e tyre për armëmbajtjen pa leje ishte dritëshkurtër.Koha tregoi se reagimet e deputëve tanë në opozitë, qoftë nëKomisionin e Sigurisë, qoftë në Komisionin e Ligjeve, që iu kundërvunë rritjes disproporcionale të ndëshkimit për armëmbajtjen pa leje, nuk solli absolutisht asgjë tjetër vazhdimin e së njejtës histori. Koha tregoi që kishim të drejtë dhe është pikërisht moment për të marrë këtë masë.Sot, për më tepër, duhet thënë edhe diçka tjetër, që me vullnetin e shumicës dhe me propozimin e Qeverisë, vendoset në ligj në mënyrë të qartë dhe të prerë, pamundësia për të përsëritur 21 Janarin dhe për të shkrehur plumba prej vërteti mbi protestuesit kudoqofshin dhe për çfarëdo arsye protestofshin.Ky është një një moment shumë i rëndësishëm që ndan qartësisht dy epoka dhe dallon edhe njëhërë tjetër, ne me këta, që s’janë këtu sot. Që në vend ta shfrytëzojnë këtë sallë dhe hapësirë të çdo të enjteje për të debatuar me passion sat ë duan, me tension sa të duan, por jo me sherr e dhunë verbale, e shfrytëzojnë kohën këtu vetëm për të proviokuar dhe kundërshtuar pas sesn. Kjo e dyta është punë e tyre,"- theksoi Rama.Berisha jashtë Kuvendit: Nuk ka më vend për opozitën"Gjykoj se për opozitën nuk ka më vend në këtë parlament. Unë gjykoj se ky parlament i mbushur me vrasës, trafikant, kriminel, përdhunues, që drejtohet nga kreu i meduzës së krimit të organizuar Edi Rama, është i papajtueshëm me ekzistencën e një opozite demokratike.Pas diskutimit të deputetit Gent Strazimirit, me urdhër të Edi Ramës, një nga banditët e parlamentit e agreson këtu tek po pinte një cigare. Mendoj se ky është një akt i pashembullt, që dëshmon fytyrën e vërtetë të Edi Ramës dhe klikës që ka uzurpuar pushtetin. Përfaqësuesit e popullit, përfaqësuesit e opozitës janë këtu për të mbrojtur interesat e qytetarëve, por në kushtet e krijuara në këtë parlament, mendoj se nuk ka më asnjë hapësirë për veprimtarinë e tyre. Ky ishte një akt i shëmtuar, i përsëritur, me të cilin Edi Rama do të tregojë se cilido që atakon atë, mund t'i ndërsejë horra, kriminel, vrasës, trafikant kundër tij.Unë them se ka bërë një gabim fatal. Ky është një provokacion i ulët për çdo qytetarë të opozitës shqiptare. Ky është një provokacion i ulët për çdo qytetarë që beson në vlerat qytetare, në sjelljet, në dialogun, në debatin. Ky është një provokacion i ulët për tërë demokracinë shqiptare dhe me këtë përsëritje, unë personalisht nuk shoh më hapësirë për opozitën shqiptare në parlament. Parlamenti nga tempull demokracie është një strofull krimi dhe kriminelësh, me të cilin ne nuk na lidh më gjë.", tha Berisha jashtë sallës së Kuvendit.Pas përplasjes mes deputetëve Strazimiri dhe Ndreu, greu i Grupit Parlamentar të PD iu drejtua mazhorancës se i ka bërë gabim llogaritë më këto veprime që bën.Paloka: I keni bërë gabim llogaritë“I keni bërë llogaritë gabim nëse do të vazhdoni kështu, mos vazhdoni këtë seancë, ishit ju që morët masë për fjalët e Berishës, ndërsa tani u kërcënua edhe me jetë deputeti, Ju vazhdoni si të doni por edhe në dimë si të vazhdojmë”Ligji për përdorimin e armëvë ka sjellë debatë në Kuvend. Ministri i Brendshëm, Saimir Tahiri i cili e ka propozuar këtë ligj ka deklaruar se ky ligj do të ofrojë shumë siguri për qytetarët. Ndërsa deputeti i PD, Eduard Halimi ka deklaruar se janë rritur vrasjet që nga tetori i vitit 2013 dhe se ky ligj nuk ka asnjë imapkt për sigurinë.Ligji për armët, Tahiri: Ofron siguri për qytetarëtTahiri: Ligji konkret që keni përpara tavolinës nuk liberalizon të drejtën për të mbajtuar armët, por kufizon të drejtën për të mbajtur armë, madje deri te deputetit.Ligji për armët ofron siguri për qytetarët. Ligji sanksionon një standar europian, jo është konsultuar por është hartuar.Më së pari nuk merr amrë nëqoftëse nuk përmbush kushtet mendore për të qenë në rregull nga pikpamja shëndetësore gje që nuk ishte në ligjin e kaluar. Kishit lënë shjtegun që cdo i sëmurë mëndor të merrte armë dhe të bantë hatanë. Nuk do të ketë më armë që nuk do dinë nga të hyjnë. Policia e shtetit do të administrojë edhe gëzhojnë e armës dhe personi do jetë i kontrolluar nëse përmbush kushtet për tu pajisur me armë."(Video: Debati në Parlament për biznesmenët) Strazimirit: Krimet nuk i bëjnë punonjësit e shtetit" Tahiri përmendi gjyqtarin, prokurorin, oficerin, policin, gardianin e burgut, përmendi dhe kryetarin e komunës. Në 101 vjet shtet, po ju them të nderuar qytetarë dhe këta e dinë që të gjithë, nuk bëhen 100 raste që një person, punonjës shtetëror, me armë me leje të ketë bërë një krim. Nga kjo statistikë nuk nisesh dot për të dispilinuar gjoja përdorimin e armëve sepse kështu do të ulin vrasjet, jo. Është e vërtetë që policia e shtetit ka qenë e detyruar tu japi deputetëve, kryetarëve të komunave, ligji e ka patur si kërkesë të domosdoshme vërtetimin e personalitetit në çdo komisariat. Personi që shkonte dhe kishte të drejtë të merrte armën , policia e shikonte dhe thoshte "jo", ky vërtetim i personalitetit nuk e kalon dhe nuk mund të mbajë armë. E kam patur unë këtë eksperiencë me policët kur kam qenë në ministrinë e Brendshme dhe kam thënë "çfarë bëni, i jepet armë x personi, kryetari komune, është kompetencë e jotja, mos ia jep". Përgjigja ka qenë çarmatosëse: "o shef, e keni bërë deputet atje, e keni çuar dhe në komision të sigurisë, duhet të shkoj të jap informacione qoftë dhe tepër secrete, një pistolet në brez nuk i prish punë shtetit".Tahiri: Nuk quhet biznesmen një person që ka vrarë dhe ka hyrë në burg“Bëni gabim kur numëroni 13 biznesmenë të vrarë, përcaktoni mirë cfarë është biznesmen në këtë vend, që një kriminel vrarë, ka hyrë në burg, ka dalë në burg dhe ka vjedhur, cfarë biznesmeni është ai, kujt po ja thoni këtë. Biznesmenët në këtë vend janë njerrëzit e ndershëm që respektojnë shtetin. Por njerëz që kanë vrarë, kanë hyrë në burg, unë këta nuk i quaj biznesmenë. Cdo vrasje është e rëndë për të gjithë, për më tepër vrasaj e të ndjerit Santo, që e keni përmendur shumë herë këtu. Ne jemi ditë e natë në punë për të garantuar rendin dhe sigurinë. Nuk ka më ministër që gajasej darkave dhe drekave”Debati mes Strazimiri dhe Olta XhaçkësStrazimiri: A është problem kriminaliteti në këtë vend? Po është problem, a e ka fajin policia? Po pjesërisht e ka, a janë këtu 100 % burra dhe gra të ndershëm në këtë parlament? Jo në grupin tonë parlamentar ka të paktën 19 veta me precedent penal, ke persona të shpallur në kërkim, apo persona që kanë bërë burg për narkotrafik, vjedhje vilash me dhunë, kanë bërë burg për prostitucion. Ti e did he nuk flet.Olta Xhaçka: A mund të na thoni zotëri meqënëse nuk na e thoka ministry dhe nuk e dimë në të tjerët, kush ëhstë ky personi në kërkim, se duam ta dimë, të mos shoqërohemi dhe ne se ndoshta mund të jetë në grupin tuaj, tonin, ta dimë, kush është?Strazimiri: Keni gjithë mirëkuptim tim zonjë, iu ka ardh me sms kjo kërkesë. Sigurisht që nuk do të merrem me ju. I kemi bërë publike emër për emër, kemi b llokuar seancë parlamenti këtu ne, për shkak se kalon radha për të futr ca persona që nuk e meritojnë të jënë këtu.Ndërsa, deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj, tha se kriminaliteti është “dhuratë” nga qeveria e mëparshme: “Në qeverinë e mëparshme u dyfishua kriminaliteti. Për këtë arsye, fillimi i këtij viti shënoi një situatë të rënduar, por ne i bëmë ballë kësaj situate.”(Video: Ja debati sot në Kuvend)Doda: Ja hiqni armët deputetëve deputetëve dhe gjyqtarëve dhe ja jepni popullit“Askush prej jush nuk i zë në gojë ndryshimet që kemi bërë së bashku në Kodin Penal. Sot vrasjet do ndodhin duke mbajtur armë me leje dhe do justifikohen se ishin momente rreziku. Keni liberalizuar tregun e atyre që shesin armë. Aksidentet brenda familjes mund të rriten në mënyrë të jashtëzakonshme. Ju duhet ta dini që në këto raste fajtor do jeni ju që keni sjellë një projektligj të tillë. Ju keni pranuar falimentimin e shtetit dhe qytetarët të mbajnë armë për vetëmbrojtje. Ju ja hiqni deputetëve dhe gjyqtarëve dhe ja jepni pjesës tjetër të popullsisë. Unë jam vet deputete nuk kam prekur asnjëherë armë me bindjen që arma nuk të mbron.”Pasi bër një përmbledhje të vrasjeve dhe grabitjeve që nga tetori i vitit 2013 Halimi u shpreh se ky ligj nuk garanton siguri publike.Halimi: Gjendja pas 300 ditë qeverisja është 96 vrasje, 4085 vjedhje dhe grabitje 78 raste shpërthim me tritol. Kryeministri kërkon t’ia hedhë dikujt tjetër fajin për gjendjen e rëndë që ndodhet sigura publike. Nga të gjitha këto shifra sa ka qenë numri i vrasjeve me armë zjarri me leje?zero. pra kjo paketë nuk sjell asnjë impakt në sigurinë publikë. Problem janë armët pa leje, sigurinë nuk e kërcënojnë ata që e kanë me lejë, por ata që i mbajnë pa lejë.