Përplasen Strazimiri dhe Ndreu, PD largohet nga Kuvendi, Berisha: Nuk ka vend për opozitën

Tiranë - Konfrontimet verbale tashmë janë normale në parlamentin shqiptar, por prej kohësh po aq normale janë kthyer dhe konfrontimet fizike.Protagonist i sherrit të radhës, ka qenë sërish deputeti i Partisë Demokratike, Gent Strazimiri dhe deputetët socialistë Pjerin Ndreu dhe Arben Noka. Tensioni dhe përplasjet fizike kanë sjellë ndërprerjen e seancës parlamentare dhe braktisjen nga ana e opozitës, duke paralajmëruar edhe bojkot.