Alarmi i akademikëve për Shqipen: Të rinjtë s’dinë të shkruajnë, të shtohen orët e mësimit

Këshilli ndërakademik kërkoi që gjuha shqipe të mësohet në gjimnaze si lënde e ndarë nga letërsia dhe të jenë provim mature si e vetme, pa letërsinë. Kjo për arsye se gjimnazistët e studentët kanë mangësi të mëdha në shkrimin e shqipes.Gjuhëtarët kanë kërkuar gjithashtu në mbledhjen e bërë të ketë tekste të reja për cilklin 9 vjecar dhe të praktikohet më tepër gjuha shqipe dhe jo të mësohet teorikisht dhe sipërfaqësisht sic ndodh tani.Por për të arritur këtë, akademikët rekomandojnë edhe orë mësimore shtesë për nxënësit e arsimit bazë për lëndën e gjuhës dhe ngritja e një departamenti të veçantë për të.Jashmë mbledhjes së këtij këshillit nuk janë lënë as emigrantët ku u rekomandua hartimi i teksteve për fëmijët e emigrantëve.Ndërsa për universitetin, këshilli ndërakademik rekomandoi që në programet në fakultetet e mësuesisë, përfshirë ato të gjuhëve të huaja e fakultetet që përgatisin edukatorë për institucionet parashkollore, si dhe në fakultetet e gazetarisë, ka nevojë të rishikohen, duke u dhënë shtrirje më të gjerë lëndëve kryesore të gjuhës së sotme, si leksikologjia, morfologjia, sintaksa.DEKLARATA E KESHILLIT NDERAKADEMIK TE GJUHES SHQIPE1-gjuha shqipe duhet të  jëtë e veçantë, e ndarë nga letërsia, dhe të jepet provim pjekurie në përfundim të shkollimit parauniversitar.2. U miratua propozimi që në të gjitha shkollat e mesme të të gjitha profileve lënda e gju-hës të mësohet gjatë tri viteve, me një program të ri dhe me tekste të reja.3. U mbështet propozimi që në vitet e para të ciklit nëntëvjeçar (cikli fillor) në mësimin e gjuhës shqipe t'i jepet përparësi anës praktike, zotërimit të standardit, bashkë me leximin; në vitet në vazhdim të ciklit nëntëvjeçar (klasa VI-IX) dhe në ciklin e shkollës së mesme gjuha të mësohet në aspektin teorik, por, krahas kësaj, t'u jepet rëndësi e veçantë leximit të letërsisë artistike dhe punëve me shkrim, hartimeve e diktimeve.4. U arrit përfundimi që planet e programet në fakultetet e mësuesisë, përfshirë ato të gju-hëve të huaja e fakultetet që përgatisin edukatorë për institucionet parashkollore, si dhe në fakul-tetet e gazetarisë, ka nevojë të rishikohen, duke u dhënë shtrirje më të gjerë lëndëve kryesore të gjuhës së sotme, si leksikologjia, morfologjia, sintaksa. Mendohet që përvetësimi i drejtshkrimit duhet të përfundojë në shkollimin parauniversitar. U propozua që lënda Kulturë gjuhe të përfshi-het në programet e universiteteve, në radhë të parë në fakultetet e mësuesisë, të gazetarisë, të gjuhëve të huaja, të arteve, të drejtësisë, të mjekësisë etj., me synimin e zotërimit sa më të mirë të normës leksikore, gramatikore, stilistike e terminologjike në funksion të komunikimit sa më të plotë.5. U pa e arsyeshme të kërkohet për t'u zbatuar nga institucionet përkatëse:- rritja e orëve mësimore për lëndën e gjuhës në ciklet nëntëvjeçare;- reduktimi i normës mësimore për mësuesit e gjuhës;- mësimi i gjuhës shqipe në ciklet parauniversitare, nëpërmjet teksteve e mësuesve, sipas koncepteve teorike e terminologjike bashkëkohore;- trajnimi i mësuesve të gjuhës në kurse periodike katërvjeçare;- hartimi i teksteve për fëmijët e emigrantëve sipas një politike në ndihmë të emigracionit;6. Përgatitja e gjuhës shqipe në universitete duhet të jetë përparësi e arsimit universitar, ndërsa mësimdhënës i lëndës së gjuhës dhe të letërsisë shqipe në nivelet e ulëta e të mesme nuk mund të jetë askush që nuk ka, së paku, 180 kredite (ECTS) të lëndëve profesionale sipas planprogrameve të shkollave përkatëse. Ndonëse nismat për përmirësimin e cilësisë në arsim kanë propozuar shtimin e komponentit didaktik, kujtojmë se kompetenca gjuhësore është parakushti themelor për mësimdhënie cilësore.7. Albanologjia, me shqipen në veçanti, duhet të jetë përparësi e investimeve shkencore të qeverive përkatëse. Përqindje të konsiderueshme të investimeve për shkencë e kërkime shkencore duhet të jepen për projekte që lidhen me albanologjinë. Duhet të ngrihet departament i veçantë për gjuhën shqipe (përdorimet, terminologjitë, përshtatjet me standardet evropiane, ku po synojmë të integrohemi) në kuadër të ekzekutivit (mbase brenda Ministrive të Arsimit a të Kulturës).8. Në shkolla t'i kushtohet vëmendje diversitetit kulturor e begatisë dialektore të shqipes, në mënyrë që të mos krijohet hapësirë për stigmatizim tëcilitdo varieteti të shqipes.e.k/orannews.tv