Pukë, masakra e Qelzës, dënohen me burgim përjetë, 3 vëllezërit Përmakaj
Pukë - Gjykata e Pukës ka dënuar me burgim të përjetshëm vëllezërit Sokol dhe Anton Përmakajn, ndërsa për vëllanë e tretë, Bardhok Përmakajn, 22 vjet burg. Po ashtu, gjykata ka vendosur edhe për kushuririn e tyre, Fran Përmakaj, me 24 vjet burg.Tre vëllezërit dhe kushuriri i tyre janë dënuar në mungesë dhe janë shpallur në kërkim. Pritet që mbi ta të rëndojë edhe akuza e arratisjes.Katër Përmakajt janë konsideruar autorë të masakrës së Qelzës në Pukë, masakër që ndodhi më 29 qershor të 2012-ës, ku mbeten të vrarë dy vëllezërit Markaj dhe u plagosën dy gra dhe një fëmijë.Masakra e Qelzës ndodhi për shkak të një toke, që përshkonte tokën e familjes Permakaj dhe u bë burim konfliktesh.Katër Përmakajt iu zunë pritë dy vëllezërve Markaj kur ata po udhëtonin sëbashku me familjet e tyre më një autobus.ar.sh/Oranews.tvNë foto: Autobusi që udhëtonin dy viktimat me familjet e tyre dhe varrimi 
