Albetrol, Rama: Në 6 mujorin e parë të këtij viti, 11 mln $ më shumë se në 2013
Tiranë- Marrja në kontroll e Albetrolit nga shteti duket se ka sjellë jo pak të ardhura në arkën shtetërore për 6 mujorin e parë të këtij viti. Kryeministri, Edi Rama, përmes rrjetit social fb, deklaron se në vetëm 300 ditë të qeverisjes së tij çlirimi nga kthetrat e korrupsionit i Albpetrol solli 11 mln dollarë më shumë krahasuar me 6 mujorin e 2013 të qeverisjes Berisha.“NË 300 DITË ALBPETROLI KALOI NGA KTHETRAT E KORRUPSIONIT NË DUART E SHTETIT - Një shifër krahasuese ndër më rrënqethëset (1.12 miliard lekë ose 11 milion USD më shumë të ardhura nga Albpetrol, për 6 muajt e parë 2014, 63% më shumë se 2013) tregon se ç'është bërë me pasurinë kombëtare të këtij vendi nga ata që deri dje e rrënuan Shqipërinë dhe si gjithçka, edhe Albpetrolin” shkruan Rama.Për Kryeministrin, zotimi për rilindjen e shtetit si kujdestar i pasurisë kombëtare është një zotim i mbajtur, edhe pse ky sipas tij është vetëm fillimi.