Ish të përndjekurit ultimatum qeverisë: Deri në shtator të jenë dënuar krimet e komunizmit
Shkodër- Nga Shkodra, ish të përndjekurit politik kanë akuzuar ministrin Erjon Veliaj se po tallet me këtë shtresë, sa i takon shpërndarjes së dëmshpërblimit.“Erjon Veliaj po tallet me ligjin e dëmshpërblimit. Mos të kujtoj ai se me lekët që jep nga ministria e Punëve Sociale mund të përuli moralin, karakterin e qëndrueshmërinë e të përndjekurve politikë. Jo, të përndekurit politkë nuk kanë rënë në burg për lekë, por për ideal”, tha Besim Ndergjoni, President i Unionit mbarëkombëtar të Integrimit të burgosurve dhe përndjekurveAta shkuan më tej kur i dhanë afat parlamentit Shqitar dhe mazhorancës qeverisëse që deri në shtator të marrë zgjidhje dënimi i krimeve të komunizmit, pasi në të kundërtën do të përballen me revoltat e kësaj shtrese.“ Për t’i thënë edhe një herë mazhorancës aktuale, deri në shtator keni afat, nëse nuk e dënoni krimin komunist me ligj ne do të përballemi me një bumerak të madh ndaj jush sepse nuk ka dy standarte në një shoqëri demokratike. Në njrën anë të nderohet xhelati, në njërën anë të përbuzet viktima”, tha aiTë përndjekurit politik nuk kanë kursyer as akuzat ndaj presidentit të Republikës Bujar Nishani, që sipas tyre i ka fyer rëndë me nderimin me titullin "Nderi i Kombit" të gjeneral Rrahman Parllakut, i cili ka qenë pjesë e oborrit që ka dënuar dhe vrarë shumë të burgosur politik.e.k/oranews.tv