Strazimiri: Reagim sot! Me votë në pushtet erdhi dhe Hitleri e Musolini, fundi dihet
Tiranë- Reagim sot, nesër do të jetë vonë. Kjo është thirrja e deputetit demokrat,Gent Srazimiri , në faqen e tij zyrtare fb, pas sherrit në parlament me deputetin socialist Pjerin Ndreu. Sipas tij pas grushteve, hap ii radhës i mazhorancës është likujdimi fizik i kundërshtarëve politikë.“Së shpejti do të fillojnë me likuidim fizik të kundërshtarëve politikë!Me votë erdhi në pushtet edhe Mussolini edhe Hitleri. ..Vazhduan me dhunë fizike ndaj kundërshtarëve politikë...dhe përfundimin e dimë të gjithë!!REAGIM SOT! NESËR DO TË JETË VONË!: shkruan ai në fb.Lidhur me situatën e krijuar, Partia Demokratike mblodhi pasditen e sotme grupin parlamentar, për të sqaruar incidentin e ndoshta për të dalë dhe në një vendim sa i takon qëndrimit të deputetëve demokratë në raport me parlamentin.