Aksident në Kryebushat, përplaset me fuoristradën, merr flakë autobusi nga Kosova
Shkodër- Një autobus dhe 1 fuoristradë janë përfshirë në një aksident automobilistik në aksin rrugor Shkodër–Lezhë, në vendin e quajtur Kryebushat.Ngjarja është regjistruar rreth orës 17:20 të pasdites së sotme, ku autobusi me targa 01 – 840 CM me drejtues 40 vjeçarin Rexhep Berisha nga Kosova, është përplasur me automjetin tip Foristradë “KIA” AA 125 IE, me drejtues shtetasin Agustin Markaj, 58 vjeç, banues në Balldre të Lezhës.Ky i fundit po udhëtonte së bashku me bashkëshorten, kur është përplasur me autobusin, i cili fatmirësisht ka qenë pa pasagjerë.Sipas të dhënave të policisë, mësohet se fuoristrada e ka goditur autobusin në pjesën e pasme ku ndodhet edhe sarboratori dhe nga goditja, autobusi ka shpërthyer menjëherë në flakë duke u shkrumbuar i tëri, ndërsa automjeti tjetër ka dalë nga rruga duke rënë në kanal.Nga ky aksident janë dëmtuar2 drejtuesit e automjeteve, ku për 58 vjeçarin nga Lezha është dashur mbi 30 minuta ndërhyrja e zjarrfikësve dhe specialistëve të drejtorisë së policisë për të prerë automjetin, pasi ai kishte ngelur i bllokuar.Më pas ata janë dërguar me urgjencë në spitalin e Shkodrës, ku Markaj ndodhet në gjendje kritike për jetën.Drejtuesi i autobusit:Fuoristrada na përplasi, u hodhëm nga autobusi para shpërthimitPër “Ora News” 2 bashkëdrejtuesit e autobusit me targa të Kosovës rrëfejnë momentin e aksidentit të rëndë.“Ne ishim duke ikur në drejtimin e Shkodrës për Gjermani dhe papritur fuoristrada na erdhi në drejtimin tonë dhe shoferi u mundua të ikë, por nuk pati mundësi. Ai erdhi ballë për ballë dhe tek karburanti goditi autobusin, mori flakë menjëherë. Thyem xhamin e pasëm, u hodhëm dhe sa kemi rënë në tokë, ka shpërhyer i tëri autobusi.Prej aksidentit shkuam tek një shtëpi aty afër, një grua na dha ndihmë, na dha ujë. Policia erdhi shpejt, por nuk kishte mudësi të shuajë flakët pasi ishte zjarr i madh. Fati ishte që ishim vetëm ne të dy, të kishte njerëz ishte vështirë të dilnim. Gjithçka ka ndodhur në një minutë kohë” tregoi ndihmësi i shoferit, Naim Gallopeni nga Suhareka.“ Nuk e di nga më ka ardhur vetëm kur e pashë që më përplasi. U mundova ti ik djathtas, por ishte e kotë. Sekondat ishin në pyetje, ka marrë flakë autobusi ne dolëm jashtë nga dera e pasme. Ishalla kanë shpëtuar dhe të tjerët, nuk di sa kanë qenë në mjet” tha shoferi i autobusit, Berisha.Drejtuesi i fuoristradës në gjendje kritikeTë plagosurit janë vizituar në spitalin e Shkodrës nga deputeti Agron Çela dhe prefekti Paulin Radovani, të cilët kanë ofruar të gjithë ndihmën e duhur për ta.Ata janë interesuar tek bluzat e bardha për gjendjen e pacientëve, ku nëse do të paraqitet e nevojshme, për 58-vjeçarin do të mundësohet dërgimi me helikopter drejt Tiranës.Ndërkohë në vendin e ngjarjes shërbimet e policisë rrugore po kryejnë veprimet dhe po hetojnë për shkaqet e këtij aksidenti te rendë.(Video: Ja momentet e përfshirjes në flakë të autobusit)