Veliaj: Pensionet rriten 2% për 606 mijë qytetarë / Vendimi i plotë i Qeverisë

Tiranë - Një një dalje për mediat, ministri i Mirëqënies Sociale dhe Rinisë deklaroi rritjen e pensioneve në masën 2 % për 606 mijë qytetarë shqiptarë. Ai tha se do të rritet edhe numri i personave që do të sigurohen.Veliaj tha se nga kjo rritje parashikon jo vetëm pensionet e plota, por dhe ato të pjesshme, të reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, ato të invaliditetit, por gjithashtu edhe kategori të tjera si, policia e shtetit, punonjësit e gardës, pilotët, policia e burgjeve, minatorët dhe të tjerë.Deklara e plotë e Erjon Veliaj“Sapo kaluam vendimin e këshillit të ministrave për rritjen e pensioneve. Ndonëse rritja e indeksit të konsumit siç është deklaruar këto ditë nga INSTATI ka qenë në masën 1.6 %, qeveria vendosi që të pranojë miratimin e Ministrisë së Mirëqënies Sociale dhe Rinisë që pensinet të rritennë masën 2%, pra më shumë se inflacioni. Në këtë mënyrë nuk do të kemi vetëm indeksim, pra rritje nominale të pensioneve por dhe një rritje reale të pensioneve që në vitin tonë të parë. ky vendim parashikon që të rriten në 2 % pensionet e plota, të pjesshme, të reduktuara, pensionet e parakohshme të pleqërisë, pensionet i invaliditetit dhe familjare, pensionet për vjetërsi shërbimi si në qytet dhe në fshat. ne vendosëm që të rriten në të njejtën masë edhe pensionet sublementare për ushtarakët, policinë e shtetit, punonjësit e gardës, të shërbimit informativ të shtetit, policisë së burgjeve, zjarrëfikseve dhe shërbimit të kontrollit të brendshëm, të punonjësve me tituj shkencor si dhe trajtimet e veçanta financiare të pilotëve, të ish detarëve, të ish punonjësve të industrisë ushtarake, t ëish minatorëve. Nga rritja e pensioneve dhe përfitime të tjera përfitojnë rreth 606 mijë qytetarë shqiptarë, nga të cilët 427 mijë janë pensionistë të qytetit , 150 mijë janë pensionistë të fshatit dhe 29 mijë janë përfitime të tjera për kategoritë që përmenda më sipër. Ne jemi gati të kalojmë reformën e re të pensioneve dhe kjo rritje e pensioneve është në kohezion me këtë reform dhe do të ketë vazhdimisht indeksim dhe rritje të pensioneve ekzistuese ashtu siç po bëjmë sot”, tha ai.e.k/orannews.tv