Impianti për trajnimin e ujërave të ndotura, Haxhinasto: Zgjidhje për banorët

Nisin punimet për ndërtimine trajtimit të ujërave të ndotura për të gjithë Tiranën. Ky është një projekt japonez që ka koston e 79 milionë dollarëve. Ministri i Transporteve dhe Infrastrukturës Edmond Haxhinasto tha se ky projekt është zgjidhje afatgjatë për Tiranën dhe për zonën e Kasharit.Punimet për ndërtimin e këtij impianti do të zgjasinë 2 vjet, dhe impianti do të përpunojë ujërat e përdorura duke i dhënë një zgjidhje përfundimtare 350.000 banorëve të Tiranës.Duke garantuar mbështetjen dhe duke shprehur falenderimet për qevrinë japoneze dhe italiane të cilët investun në këtë projekt të madh, Ministri Haxhinasto tha se edhe në qytete të tjera do të bëhen investime të tilla të ngjashme.Në Durrës do të nisë një tjetër projekt një sistem të furnizimit me ujë në vlerën rreth 62 mln Euro. Ndërkohë në zonën Perëndimore të vendit janë duke u realizuar projekte me një vlerë rreth 150 mln Euro.