PD: Vëllai i deputetit të PS në kërkim, Rama të tregojë a ka dijeni
Partia Demokratike, përmes zëdhënëses, deklaroi sot se vëllai i nje deputeti të PS-së është në kërkim nga Interpoli në të paktën dy shtete.Duke mos shprehur emrin e deputetit në fjalë, Vorpsi tha se vëllai i këtij të fundit është në kërkim ndërkombëtar, pasi sipas saj “rezulton në kupolën drejtuese të një organizate ndërkombëtare dhe të mirëstrukturuar, që trafikonte marijuanë, heroinë dhe kokainë.Sipas Vorpsit, Baza e aktivitetit të tij është qytetit i Vlorës.“Ne po pyesim sot Kryeministrin e vendit, a ka dijeni ai për raporte të tilla të Interpolit Ndërkombëtar?A është Kryeministri në dijeni të faktit se i kërkuari për trafik ndërkombëtar të drogës ka përfituar shumë lehtësi dhe imunitet falë vëllait të tij deputet?Në ditët në vazhdim ne do të publikojmë fakte të reja, ndërsa jemi në pritje që Edi Rama të përgjigjet”, deklaroi zëdhënsja e PD.e.k/oranews.tv