Kukës, falsifikonin kalimet dhe vulat, në kërkim tre policë kufiri
Tiranë- Tre efektivë të policisë kufitare të doganës së Morinit, dhe një punonjëse e agjencisë doganore Vorë janë shpallur në kërkim nga policia për shpërdorim detyre. Në sajë të hetimeve të kryera nga Shërbimi i Kontrollit të Brendshëm, Gjykata e Rrethit Gjyqësor, Tiranë me kërkesë të Prokurorisë vendosi masën e sigurimit personal “Arrest në burg” për:Komisar Fatos Ahmati, me detyrë Shefi i Stacionit të Policisë Kufitare, Shishtavec, qarku Kukës.N/Komisar Sali Dauti, me detyre Përgjegjës Turni, në P.K.K Morinë, qarku Kukës.Inspektor Behar Dida, me detyrë kontrollor në P.K.K Morinë, qarku Kukës.Shtetësja Afërdita Kraja, punonjëse e agjensisë doganore “ÇELMANI”, Vorë, qarku Tiranë.Nga hetimet proaktive të zhvilluara nga ana e SHKB-së në bashkëpunim me Prokurorinë ka rezultuar se tre efektivët dhe punonjësja e doganës në bashkëpunim me njëri-tjetrin, me qëllim përfitimi në mënyrë korruptive kanë bërë në disa raste, në kohë të ndryshme, regjistrime fiktive të hyrje-daljeve në Pikat e Kalimit Kufitar Kukës të disa mjeteve. Pas regjistrimit fiktiv janë kryer veprimet e zhdoganimit.Për këto veprime të kundraligjshme punonjësit e policisë së bashku me punonjësen e agjensisë doganore kanë përfituar shuma të konsiderueshme në lekë.Nga ana e SHKB më datë 08.07.2014 u bë ekzekutimi i masës së sigurimit personal “Arrest në burg” për shtetasen Afërdita Ramiz Kraja e cila ka konsumuar veprën penale të “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.Ndërsa për tre punonjësit e policisë Fatos Ahmati, Behar Dida dhe Petrit Dauti për shkak se u janë shmangur hetimeve, u bë shpallja në kërkim e tyre për veprat penale të “Falsifikimit kompjuterik” dhe “Ushtrimi i ndikimit të paligjshëm ndaj personave që ushtrojnë funksione publike”.Hetimet e ProkurorisëNga hetimi i Prokurorisë së Tiranës në bashkëpunimme Shërbimin e Kontrollit të Brendshëm, ka rezultuar se policët e Pikës së Kalimit Kufitar Morinë, F. Ahmati, P. Dauti dhe B.Dida, në bashkëpunim me agjenten doganore A.Kraja, regjistronin në mënyrë fiktive hyrje të mjeteve të ndryshme në sistemin TIMS.Sipas organit të akuzës, “manovrimet” shtetasit e mësipërmi kryenin me qëllim që posedues të ndryshëm automjetesh të shmangeshin nga masa administrative që aplikohet nga autoriteti doganor, për rastin kur automjeti që do të bëjë doganën ka kaluar 6 muaj qëndrim në Shqipëri.Deri më tani është provuar se, për çdo regjistrim mjeti në mënyrë të paligjshme, këta shtetas merrnin nga 10.000 lekë.Hetimi ka nisur në muajin Mars 2014 dhe dyshohet se personat e arrestuar kanë kryer regjistrimet e paligjshme për një numër të lartë automjetesh.Në fazën paraprake të hetimit janë provuar veprime të paligjshme në shtatë raste. Gjithësesi, ky numër dyshohet të jetë më i lartë, gjë e cila do të provohet në vijim të hetimit.