Nisin punimet për sheshin, Filo: Do ta shndërrojmë korçën, PD dezinformon
Korçë - Kreu i bashkisë së Korçës ka lançuar nisjen e punimeve për rikostruksionin e sheshit Andon Zako Çajupi, që sipas tij jo vetëm do ketë pamje bashkëkohore, por do të jetë tërësisht në funksion të qytetarëve.
Filo ka shpjeguar edhe çështjen e ndërtimit të godinës që u komentua nga Partia Demokratike një ditë më parë, duke thënë se ajo do të shërbejë si vend për të soditur lagjet e vjetra të qytetit nga turistët.
Ndërsa në lidhje me akuzat e Partisë Demokratike se ndërtimi i godinës ka qëllime klienteliste, Filo tha se Partia Demokratike vetëm dezinformon nëpërmjet njerëzve të saj anonim.
Rikonstruksioni i sheshit para teatrit kap shifrën e 2.5 milion eurove dhe financohet nga fondet e shtetit. Punimet janë parashikuar që të përfundojnë në mesin e muajit nëntor të këtij viti.
/nzh/oranews online/