Gruevski-Ramës: Merru me të drejtat e maqedonasve në Shqipëri
Tiranë- Partia e Kryeministrit maqedonas, VMRO-DPMNE, ka reaguar ashpër ndaj deklaratës së kryeministrit Edi Rama lidhur me protestat e fundit në Maqedoni.Përmes një deklarate për mediat, VMRO-DPMNE thekson se Rama duhet të vizitojë trojet shqiptare në Maqedoni dhe jo të dalë në konkluzione në distancë.Madje ,duke ironizuar se situata e pakicave maqedonase në Shqipëri është shumë herë më e rëndë nga ajo e shqiptarëve në Maqedoni.“Gjithashtu në kontekst të deklaratës së z. Rama dhe duke marrë parasysh faktin se ai nuk ka shumë kohë që është zgjedhur Kryeministër i Republikë së Shqipërisë, i bëjmë thirrje që të bëjë një vizitë në mjediset ku jeton popullata etnike maqedonase në Shqipëri dhe të shohë kushtet në të cilat jetojnë ata dhe të bëjë një paralele me kushtet në të cilat jetojnë shqiptarët në Republikën e Maqedonisë”, nënvizon VMRO-DPMNE.Një ditë më parë, Kryeministri Rama kërkoi vëmendjen e institucioneve ndërkombëtare për atë që po ndodh me shqiptarët në Maqedoni.Ai i ka konsideruar garantët ndërkombëtarë si palë në Marrëveshjen e Ohrit dhe për këtë arsye, ata nuk duhet t’i shmangen përgjegjësisë në këtë situatë.Nga ana tjetër, ai gjykoi se “flamujt e radikalizmit shqiptar nuk ngrihen mbi shkopinj, por mbi plagë të thella sociale.”“Ç’ka po ndodh sot në Maqedoni, meriton vemendje, maturi pa dyshim, reflektim dhe madje të thellë,” – tha Kryeministri. – “Marrëveshjes së Ohrit nuk i kanë dalë për zot vetëm dy palët që përbëjnë Maqedoninë, maqedonasit dhe shqiptarët, por edhe garantët e asaj marrëveshjeje, miqtë dhe partnerët e besuar ndërkombëtarë,”- nënvizoi ai.