Qeveria zbaton vendimet e Strasburgut dëmshpërblen Izet Haxhinë

Tiranë – Qeveria ka marrë vendim sot të vërë në zbatim, disa vendime të Gjykatës Europiane për të Drejtat e Njeriut , duke dëmshpërblyer edhe emra të njohur të përfshirë në çështje të bujshme, si në vrasjen e deputetit Azem Hajdari.Një prej tyre është Izet Haxhia, ish-truproja i Berishës, i akuzuar për vrasjen e deputetit Azem Hajdari. Haxhia ndodhet i arrestuar në Turqi dhe është ankuar në Gjykatën e Strasburgut për parregullsi në gjyqet e zhvilluara ndaj tij . Dëmshpërblimi për të është në vlerën 1400 euro.Vendim tjetër i kësaj gjykate është edhe “Vogli kundër Shqipërisë”, që kërkon dëmshpërblim në masën 7 500 euro për znj.Shero Vogli.Po ashtu, Qeveria do të dëshmpërblejë edhe për një çështje tjetër, “Kaçiu dhe Kotorri kundër Shqipёrisё”, me 15 600 euro.ar.sh/Oranews.tv