LSI, Manjani: KLD 100 % e korruptuar, e papranueshme ajo që ndodhi

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes Ylli Manjanit , e cilësoi të papranueshme dhe të patolerueshme atë që ndodhi në KLD. Sipas tij, KLD është 100% e rreshtuar në favor të korrupsionit dhe “ky nuk është misioni kushtetues i saj”.“Eshtë një situatë e papranueshme, krejtësisht e patolerueshme, ajo që ndodh në KLD. Është jashtë çdo standarti qeverisës normal që një institucion kushtetues nqë vend që të rreshtohet pro reformës, në vend që të rreshtohet kundër korrupsionit, në vend që të rreshtohet në favor të profesionalizmit dhe cilësisë së shërbimit bën të kundërtën”, tha ai.Sakaq, Manjani theksoi se ky këshill nuk përfaqëson gjykatësit shqiptar.Ai tha gjithashtu se KLD nuk përfaqëson qytetarët e ndershëm, por sipas tij ajo duhet të ishte qeveria e gjyqësorit.KLD është 100% i rrjeshtuar në favor të korrupsionit në gjyqësor, në favor të paaftësisë që drejton sot gjykatat shqiptare, është i rreshtuar në një kurs të theksuar antireforme që shkon ndesh me një realitet dhe përfaqësues në Shqipëri. Shumica e shqiptarëve janë të bindur që sistemi gjyqësor është jashtë çdo lloj funskionimi normal . KLD që duhet të ishte qeveria e gjyqësorit, që duhet të ishte në avangardën e reformave. Këtu është fjala për të rreshtuar një institucion kushtetues jo brenda misionit kushtetus por në një kurs tjetër. Është një kurs i patolerueshem. KLD nuk përfaqëson dot gjykatësit shqiptar. Aq më tepër të pavarësisë së gjyqësorit. Skandaloze, ishte deklarata e KLD pas mbledhjes, e papranueshme dhe e patolerusheme. Ne nuk jemi për të fajësuar të gjithë gjyqtarët e Shqipërisë. Është një grup brenda sistemit gjyqësor, që tenton të shfaqet, të shitet, të kërkoj mbrojtje politike, kur sheh se e ka pisk punën”, tha ai.e.k/orannews.tv