PS, Klosi: Reagimi i KLD i turpshëm, gjyqtarët e korruptuar-një sekt

Partia Socialistë ka shprehur shqetësimin në lidhje me vendimmarjen e KLD për asnjë masë disiplinore ndaj gjytarëve të korruptuar.Në një dalje për mediat nga selia e PS, deputeti Blendi Klosi e ka quajtur të turpshëm reagimin e KLD. Sipas tij në sistemin e drejtësisë bëjnë pjesë gjyqtarë të korruptuar që janë kthyer në një sekt për të mbrojtur zullumet e tyre. Për këtë deputeti Klosi u shpreh se qeveria kërkon ndërhyrjen e Parlamentit.“PS dhe grupi i saj parlamentar janë të skandalizuar nga vendimmarja e KLD që arriti kulmin ditën e hënë kur gjyqtarëvë me probleme flagrantë në deklarimin e pasurisë vendosi të mos merrte asnjë masa. Akoma më i turpshëm është reagimi i KLD pas deklaratës së ministrisë së Drejtësisë, një reagim ku përforcoi akuzën tonë se sistemi i drejtësisë po kthehet në një rjedhë ku bëjnë pjesë gjyqtarë kryekëput të korruptuar që nuk punojnë për të vënë drejtësi, por për tu pasuruar në kurriz të qytetarëvë të këtij vendi. Një rrjet gjyqtarësh të korruptuar që po kthehen në një sekt që bëjnë gjithçka për të mbrojtur dhe shpëtuar nga zullumet ku përfshihen të gjithë. Që sistemi i drejtësisë nuk po funksionin këtë e di i madh dhe i vogël. Ishte kjo një nga arsyet se pse shqiptarët votuan këtë qeveri. Qeveria kërkon ndërhyrjen e Parlamentit Shqiptar, përfaqësuesit e popullit kanë detyrimin ligjor dhe moral të shprehen dhe të distancohen nga përfaqësuesit e KLD që janë zgjedhur nga parlamenti por që cdo ditë e më shumë po bëhen përfaqësues të denjë të korrupsionit.“